Duket se Trump nuk e “vret” shumë mendjen mbi atë që po shkakton. Ai është parë duke luajtur golf, për të tretën ditë radhazi...
Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur Kinës, pas akuzave nga Pekini mbi tarifat.
Kina akuzoi Donald Trump për përdorimin e tarifave “si armë”. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme përdori rrjetet sociale për të ndarë imazhe të rënies së aksioneve amerikane gjithashtu.
Por Trump, i cilësoi tarifat e tij si “revolucion ekonomik”.
“Kina është goditur rëndë. Ajo dhe kombe tjera na kanë trajtuar keq në mënyrë të paqëndrueshme. Por jo më. Po rikthejmë vendet e punës dhe bizneset si kurrë më parë. Tashmë, më shumë se pesë trilionë dollarë investime dhe rritje të shpejtë”, shkroi Trump.
Më tej ai i cilësoi tarifat si një evolucion ekonomik. Sipas tij, SHBA në fund do të fitojë.
“Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë. Nuk do të jetë e lehtë, por rezultati përfundimtar do të jetë historik. Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shtoi ai.
Ndërkohë interesante është se Trump nuk e “vret” shumë mendjen mbi atë që po shkakton. Ai është parë duke luajtur golf, për të tretën ditë radhazi.
Ai u pa të shtunën në fushën e tij të golfit në Jupiter, Florida.
Duke mbajtur kapelën e tij të firmës MAGA, ai u fotografua në autokolonën e tij duke lexuar një artikull tabloid rreth përgjigjes së Kinës ndaj tarifave të tij.
Nga ana tjetër, tarifat e Donald Trump kanë ngjallur protesta në mbarë botën. Në të gjithë kryeqytetet evropiane dhe në Indi, njerëzit kanë dalë në rrugë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje