
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se tani ka vetëm dy liderë të vërtetë në botë dhe ata janë ai dhe presidenti rus Vladimir Putin.
"Tani, ka vetëm dy liderë [me përvojë] në botë. Ata jam unë dhe Vladimir Putin. Nuk e them këtë sepse njëri prej tyre jam unë. Por unë kam qenë në detyrë për 22 vjet, gati aq sa Putini dhe ne duam që dialogu ynë të vazhdojë”, tha Erdogan!
Ai gjithashtu ngriti në piedestal dhe tha se e respektonte ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroder.
"Shkalla e tij e respektit për ne ishte absolutisht e ndryshme dhe ai ishte vërtet një udhëheqës i mirë. Për shembull, gjatë Ramazanit ai nuk pinte birrë në tryezën tonë. Ai tregoi Respekt, dialogu ynë me Schroderin vazhdon deri më tani dhe ai madje viziton periodikisht Turqinë”, tha lideri turk.
Lini një Përgjigje