TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2024, 20:22

Rebelët morën Damaskun, Biden: Rënia e regjimit të Assad, moment historik!

Shkruar nga Pamfleti

Rebelët morën Damaskun, Biden: Rënia e regjimit të Assad,

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, pasi kryengritësit morën kontrollin e kryeqytetit sirian, Damask, Biden shprehet se kjo është një mundësi historike për Sirinë.

“Më në fund regjimi i Asadit ka rënë. Kjo është një mundësi historike për popullin sirian”, tha Joe Biden, duke specifikuar se pavarësisht raportimeve se diktatori ndodhet në Moskë, SHBA nuk është e sigurt.

" Ky regjim brutalizoi dhe torturoi dhe vrau qindra mijëra sirianë të pafajshëm", u shpreh Biden ndërsa shtoi se rënia e Asadit është një akt themelor drejtësie.

“Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie. Moment historik për popullin e shumëvuajtur të Sirisë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin e tyre”, tha gjithashtu presidenti i SHBA.

Biden ka theksuar se Assad duhet të dalë para drejtësisë dhe të ndëshkohet.

Pas shumë orësh aludime për vendndodhjen e presidentit të Sirisë, Assad dhe familja e tij mbërritën dhe janë strehuar në Moskë. Sipas asaj që raportojnë mediat ruse, Asadit dhe familjes së tij u është dhënë azil nga autoritetet ruse.

Lini një Përgjigje