
Ukraina ka reaguar pas rënies së presidentit Bashar al-Assad në Siri. Ministri i Jashtëm Andriii Sibiha ka deklaruar se diktatorët që mbështeten te presidenti rus Vladimir Putin janë të dënuar të bien, ndërsa shprehu mbështetjen për "popullin sirian".
"Assad ka rënë. Kjo ndodhi dhe do të ndodhë gjithmonë me diktatorët që vënë bast për (Presidentin rus Vladimir) Putin. Ai gjithmonë tradhton ata që mbështeten tek ai", tha kreu i diplomacisë ukrainase, duke shtuar se Kievi dëshironte "të hapte rrugën për rivendosjen e marrëdhënieve (me Sirinë) në të ardhmen”, thuhet në reagimin e ministrisë në “X”.
Assad u largua nga vendi pas rebelimit të grupeve të armatosura dhe ende nuk dihet se ku është. Tashmë regjimi i tij ka humbur kontrollin total mbi vendin, ndërsa rebelët tashmë kontrollojnë edhe kryeqytetin.
Lini një Përgjigje