
Mijëra sirianë mbushën rrugët e Damaskut ditën e sotme për të të festuar rënien nga pushteti të ish-presidentit Bashar Al Assad.
Assad u largua nga vendi pas rebelimit të grupeve të armatosura dhe ende nuk dihet se ku është. Tashmë regjimi i tij ka humbur kontrollin total mbi vendin, ndërsa rebelët tashmë kontrollojnë edhe kryeqytetin.
Massive celebrations in Damascus as dawn breaks on a free Syria for the first time in history pic.twitter.com/eSDHVhWl6N
— Drew Pavlou (@DrewPavlou) December 8, 2024
Ndërkohë, një avion i “Air Siria”, me të cilin dyshohet se u arratis Bashar Al Assad, u ngrit nga aeroporti i Damaskut në kohën kur u raportua se kryeqyteti ishte marrë nga rebelët.
Sipas të dhënave nga faqja e ‘Flightradar’, e cila monitoron të gjitha lëvizjet ajrore, avioni fillimisht fluturoi drejt bregdetit në Sirinë perëndimore, por më pas bëri një kthesë të papritur dhe fluturoi në drejtim të kundërt për disa minuta përpara se të zhdukej nga harta.
Burime siriane thanë se ekzistonte një probabilitet shumë i lartë që Assad mund të ishte vrarë në një përplasje, pasi ngelet mister pse mori avioni kthesë të papritur dhe u zhduk nga harta.
Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se Assad është larguar, por pa dhënë detaje të tjera për vendndodhjen.
Lini një Përgjigje