TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2024, 13:51

Rrëzimi i regjimit në Siri, Trump mesazh botës: Amerika s'përzihet, nuk është lufta jonë!

Shkruar nga Pamfleti
Rrëzimi i regjimit në Siri, Trump mesazh botës: Amerika
Donald Trump

Pas rrëzimit të qeverisë së Bashar Al Asad, mesazhi i Donald Trump është i qartë: Amerika nuk do të përzihet, nuk është lufta jonë.

Trump, i cili nuk do të jetë në pushtet deri në në janar, ka përdorur platformën e tij Truth Social për t’i kërkuar qeverisë aktuale amerikane të mos veprojë.

“Luftëtarët e opozitës në Siri, në një lëvizje të paprecedentë, kanë pushtuar totalisht qytete të shumta, në një ofensivë shumë të koordinuar, dhe tani janë në periferi të Damaskut, padyshim që përgatiten të bëjnë një lëvizje shumë të madhe drejt rrëzimit të Assadit. Sido që të jetë, Siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë, dhe shtetet e bashkuara nuk duhet të kenë të bëjnë me të. Kjo nuk është lufta jonë, mos u përfshini”, shtoi ai.

Ai tha se Assad iku dhe Vladimir Putin nuk ishte më e interesuar që ta mbronte më gjatë.

“Assad iku. U largua nga vendi. Aleatja e tij, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin nuk ishte më e interesuar që ta mbronte më gjatë. Rusia dhe Irani janë më të dobësuara tashmë, pikë së pari prej Ukrainës dhe ekonomisë së keqe dhe së dyti sepse Izraeli po ia del me sukses në luftime”, tha Donald Trump.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden dhe ekipi i tij po monitorojnë me kujdes “ngjarjet e jashtëzakonshme në Siri” si dhe po qëndrojnë në kontakt me partnerët rajonalë.

Ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se “më në fund shteti barbar ra”. Ai theksoi se Franca do të vijojë angazhimin e saj për sigurinë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Raportohet se luftëtarë të milicisë kanë hyrë në rezidencën e ambasadorit italian në Siri. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se ai nuk është lënduar dhe se rebelët morën vetëm tre makina dhe u larguan.

Pas lajmit se Presidenti Assad u largua nga detyra kanë qenë të shumtë sirianët që kanë dalë në rrugë për të festuar në vende të ndryshme të botës ku kanë emigruar për shkak të situatës.

trump us syria

Lini një Përgjigje