TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2024, 13:03

'Armëpushim të menjëhershëm'/ Plani për fundin e luftës në Ukrainë, Donald Trump vjen me 'surpriza'

Shkruar nga Pamfleti
'Armëpushim të menjëhershëm'/ Plani për
Donald Trump në Rezidencën e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Paris, 7 dhjetor 2024/ REUTERS

“Unë e njoh mirë Vladimir Putinin. Është koha për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota po pret!" e përfundoi Trump mesazhin e tij.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka bërë thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm" dhe negociata për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, në platformën e tij "Truth Social".

“Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillojnë negociatat. Shumë jetë janë humbur kot, shumë familje janë shkatërruar, dhe nëse kjo vazhdon, mund të kthehet në diçka më të madhe dhe shumë më keq ”, shkroi ai, duke pohuar se Ukraina ka humbur “në mënyrë qesharake” 400,000 ushtarë .

Në mesazhin e tij, Donald Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, siguroi gjithashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky "do të donte një marrëveshje" për t'i dhënë fund luftës.

Në këtë reagim parë nga presidenti i SHBA për planin e paqes në Ukrainë, surprizë është ftesa për Kinën.

“Zelensky dhe Ukraina do të donin të arrinin një marrëveshje dhe t'i jepnin fund çmendurisë ,” shkroi ai pas takimit të tij në Paris të shtunën me  Zelensky.

“Unë e njoh mirë Vladimir [Putinin]. Është koha për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota po pret!" e përfundoi Trump mesazhin e tij, raporton Le Monde.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte në gjendje të fliste të shtunën me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi trepalësh të organizuar në Elysee nga Emmanuel Macron , në margjinat e rihapjes së Notre-Dame de Paris.

 “Të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë ”, komentoi kreu i shtetit ukrainas në rrjetet sociale pas takimit, duke specifikuar se tre liderët kishin “dakort të vazhdojnë të punojnë së bashku ”, tha lideri ukrainas.

Trump, i cili do të nisë mandatin e presidentit më 20 janar, ka kritikuar ndihmën në vlerë prej miliarda dollarësh që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, që kur ka nisur lufta.

Ai po ashtu ka thënë se mund t’i japë fund luftës brenda 24 orësh pasi të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, një deklaratë që është interpretuar në mënyrën që Ukraina do të duhet të heqë dorë nga territori që aktualisht Rusia ka pushtuar.

Trump dhe Zelensky po ashtu kanë një histori të gjatë mes tyre, kryesisht për shkak të një bisede të famshme telefonike.

Gjatë bisedës telefonike të korrikut të vitit 2019, Trump i kishte kërkuar Zelenskyt që të hetonte aktivitetet në Ukrainë të Joe Bidenit dhe djalit të tij Hunter. Joe Biden më pas e kishte mposhtur Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Kjo telefonatë çoi në akuza se Trump kishte kushtëzuar ndihmën ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarësh në këmbim të hetimit të familjes Biden dhe për këtë Trump u përball me gjykim në Dhomën e Përfaqësuesve më 2019, nën akuza për abuzim me pushtetin dhe për pengim të Kongresit. Senati e shfajësoi atë nga akuzat në shkurt të vitit 2020./ Pamfleti

donlad trump ukraina

Lini një Përgjigje