Teksa luftimet në Siri mes grupit rebel Hayat Tahrir al Sham dhe forcave qeveritare raportohet se po vijojnë dhe pas njoftimit se presidenti Bashar al-Assad "iku" nga Siria, vjen edhe një reagim nga presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Bashar Al Assad iku pasi humbi mbështetjen e Rusisë”.
Kështu mësohet se ka deklaruar Donald Trump, raporton “La Repubblica”.
Kryeministri sirian, Ghazi al-Jalali, të cilit ushtria rebele fitimtare i ka njohur një rol garancie deri në ndryshimin zyrtar të pushtetit, tha në një intervistë me transmetuesin Al Arabiya, se Siria tani duhet të mbajë "zgjedhje të lira në mënyrë që populli mund të zgjedhin se kush duhet t'i udhëheqë".
Më tej pati edhe një lajm për rrëzimin e avionit të Bashar al Assad, por që rezultoi se ishte lajm i rremë dhe se ishte rrëzuar një avion indian Mig-29.
"Përplasja e avionit të Bashar al-Assad pranë Homsit! Ai u ngrit nga aeroporti i Damaskut, bëri një kthesë dhe arriti një lartësi prej 500 metrash. Më pas u rrëzua!", u shpërnda informacioni i rremë në rrjetet sociale.
Kurse komanda e ushtrisë njofton oficerët për rënien e regjimit, kryeministri thotë se është gati për një procedurë të mundshme "dorëzimi" dhe rebelët e shpallin qytetin "të lirë nga Asadi".
Hafez al-Assad sundoi Sirinë nga viti 1971, deri në vdekjen e tij në vitin 2000, duke krijuar një regjim brutal dhe vrasës përpara se djali i tij Bashar, të vinte në pushtet.
Ofensiva e befasishme e kryengritësve sirianë filloi më 27 nëntor nën drejtimin e grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, gjatë së cilës persona të armatosur pushtuan qytetin verior të Aleppos, më i madhi i Sirisë, dhe qytetin qendror Hama, qyteti i katërt më i madh i vendit.
Grupi e ka origjinën tek Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara. Udhëheqësi i tij Abu Mohammed al-Golani i tha CNN në një intervistë ekskluzive të enjten nga Siria se qëllimi i ofensivës ishte të përmbyste qeverinë e al-Assadit.
Lini një Përgjigje