Protestuesit kanë rrëzuar statujën e babait të presidentit Bashar al-Assad, ish-presidentit Hafez al-Assad, në periferi të Damaskut.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Jaramana të kryeqytetit të shtunën.
Të lirë nga tirania pas 50 vjetësh/ Rebelët marrin Damaskun, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Assad është larguar nga vendi
Hafez al-Assad ishte president i Sirisë nga 1971 deri në vitin 2000, kur ia përcolli pushtetin djalit të tij Bashar.
Edhe në disa qytete të tjera statuja e Hafezit është rrëzuar.
???????? Jaramana, 4 km from Damascus. A crowd tears down a statue of Bashar al-Assad's father. pic.twitter.com/72Wa5kSaE6
— MAKS 24 ???????????? (@Maks_NAFO_FELLA) December 7, 2024
Grupi i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham, i drejtuar nga Abu Mohammad al-Jolani, u bëri thirrje sirianëve të zhvendosur jashtë vendit që të kthehen në një “Siri të lirë”.
Ndërkohë, Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, sipas “La Repubblica” tha: Asad iku pasi humbi mbështetjen e Rusisë.
Ndërsa kryeministri sirian, Ghazi al-Jalali, të cilit ushtria rebele fitimtare i ka njohur një rol garancie deri në ndryshimin zyrtar të pushtetit, tha në një intervistë me transmetuesin Al Arabiya se duhen të mbahen zgjedhje të lira.
“Duhet të mbajë zgjedhje të lira në mënyrë që populli mund të zgjedhin se kush duhet t’i udhëheqë”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje