
Personeli spanjoll është dëbuar nga një qendër ushtarake në Izrael, për shkak të kritikave të vazhdueshme të vendit ndaj operacioneve të tij ushtarake.
Ljami u bë i ditur nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili tha se kishte dhënë udhëzime për dëbimin e përfaqësuesve të Spanjës, për shkak të qëndrimeve kundër Izraelit.
"Spanja ka shpifur kundër heronjve tanë, ushtarëve të IDF-së, ushtarëve të ushtrisë më morale në botë. Prandaj, kam dhënë udhëzime për dëbimin e përfaqësuesve të Spanjës nga qendra e koordinimit në Kiryat Gat, pasi Spanja ka zgjedhur vazhdimisht të qëndrojë kundër Izraelit", tha Netanyahu.
Ai shtoi se Izraeli nuk do të lejojë asnjë vend të zhvillojë një luftë politike kundër nesh pa paguar një çmim të menjëhershëm për të.
Kujtojmë se Spanja, një nga kritikët më të zëshëm të sulmeve SHBA-Izrael në Lindjen e Mesme, ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për çdo avion ushtarak të përfshirë në luftë dhe e ka etiketuar konfliktin si të pamatur dhe të paligjshëm.
Duke konfirmuar dëbimin, ministri i jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, tha se Spanja kishte vepruar kundër Izraelit me të gjitha mjetet e mundshme.
Qendra ushtarake, e vendosur në Izraelin qendror, u formua për të mbikëqyrur armëpushimin e rënë dakord në Gaza tetorin e kaluar. Spanja kishte një prani të përhershme në selinë qendrore.
Lini një Përgjigje