Tubacioni shtrihet nga fushat e naftës të Arabisë Saudite në lindje të vendit deri në portin e Yanbusë në Detin e Kuq, duke anashkaluar tërësisht Ngushticën e Hormuzit...
Riadi ka konfirmuar se sulmet e fundit iraniane ndaj infrastrukturës së naftës së Arabisë Saudite goditën të vetmin tubacion të vendit që eksporton naftë përmes terminaleve të Detit të Kuq .
Vendimi i Teheranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit i ka dhënë tubacionit Lindje-Perëndim të Arabisë Saudite një rol qendror në rrjedhën globale të naftës.
Tubacioni, i cili mund të transportojë një pjesë të konsiderueshme të naftës së mbretërisë në tregjet ndërkombëtare, shtrihet nga fushat e naftës të Arabisë Saudite në lindje të vendit deri në portin e Detit të Kuq, Yanbu, duke anashkaluar tërësisht Ngushticën e Hormuzit.
Agjencia shtetërore e lajmeve e vendit raportoi se sulmi çoi në humbjen e rreth 700,000 fuçive naftë në ditë nga vëllimi i pompuar përmes tubacionit.
“Nëse këto sulme vazhdojnë, do të ketë mungesa furnizimi dhe ritmi i rimëkëmbjes do të ngadalësohet, duke ndikuar në sigurinë e vendeve të varura dhe duke kontribuar në rritjen e paqëndrueshmërisë në tregjet e naftës ”, tha agjencia.
Lini një Përgjigje