TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Prill 2026, 15:19

Bisedimet SHBA-Iran në fije të perit, plani 10-pikësh dhe Islamabadi i kthyer në qytet fantazmë

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet SHBA-Iran në fije të perit, plani 10-pikësh dhe
Irani

Uashingtoni dhe Teherani kanë shpallur fitoret sipas këndvështrimeve të tyre, nga momenti kur me ndërmjetësimin e Pakistanit u vendos një armëpushim. Pyetja që lindi menjëherë është se për çfarë palët janë dakordësuar dhe mbi çfarë baze nisën bisedimet për arritjen e paqes?

Zv.ministri i Jashtëm iranian, Majdi Takht Ravanchi, thotë se plani 10-pikësh i propozuar nga Teherani është dakordësuar si bazë për negociata.

"Ne gjithmonë e kemi mirëpritur diplomacinë, por jo bisedimet e bazuara në informacione të rreme që synojnë mashtrimin", tha ai, duke shtuar se Teherani nuk mbështet një armëpushim që do t'i lejonte një kundërshtari të riarmatoset dhe të rifillojë sulmet.

Në të kundërt, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance e paralajmëroi Teheranin të mos "luajë" me SHBA-në, ndërsa niset për në Islamabad për negociata që synojnë t'i japin fund luftës me Iranin. Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance tha gjithashtu se mezi pret negociatat me Iranin, duke shtuar se Presidenti Donald Trump ka dhënë udhëzime të qarta për bisedimet. Ai tha se beson që negociatat do të kenë një rezultat pozitiv.

Negociatat në fije të perit

Ndërkohë, Pakistani është përgatitur të mirëpresë delegacionet iraniane dhe amerikane për bisedime, pjesëmarrja iraniane është e pasigurt, pas sulmeve izraelite që shkaktuan mbi 300 vdekje në Liban, duke vënë në rrezik armëpushimin.

Sulmet izraelite, më vdekjeprurëset në Liban që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit më 28 shkurt, i bëjnë "negociatat të pakuptimta", tha të enjten presidenti iranian Masoud Pesekian.

"Mbajtja e bisedimeve që synojnë përfundimin e luftës varet nga respektimi nga SHBA-të i angazhimeve të veta në lidhje me armëpushimin në të gjitha frontet, veçanërisht në Liban", tha Ismail Baghaei, një zëdhënës i diplomacisë iraniane, sipas agjencisë së lajmeve Isna.

Në kohën e shpalljes së armëpushimit midis "Iranit, SHBA-së dhe aleatëve të tyre", i cili tani është në ditën e tretë, Pakistani, një vend që ka marrë një rol ndërmjetësi në këtë konflikt me mijëra vdekje në Lindjen e Mesme, theksoi se armëpushimi do të zbatohej "kudo, përfshirë Libanin". Megjithatë, kjo u refuzua më pas nga izraelitët dhe amerikanët.

Qyteti fantazmë i Islamabadit

Nën masa të rrepta sigurie, Islamabadi është shndërruar pothuajse në një qytet fantazmë, pasi u shpall një festë dy-ditore, e enjtja dhe e premtja. Hoteli luksoz që mirëpret delegacionet është zbrazur nga klientët e tij të zakonshëm.

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance udhëheq delegacionin amerikan në Pakistan për bisedime me Iranin, i shoqëruar nga i dërguari special Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Optimizmi i Trumpit

Duke folur për NBC News, presidenti amerikan tha se ishte "shumë optimist" për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje, pavarësisht hendekut në qëndrimet e të dy vendeve.

Edhe më pak siguri nga ana iraniane. Menjëherë pasi njoftoi nëpërmjet X se një delegacion iranian do të mbërrinte në Pakistan të enjten në mbrëmje për bisedime me SHBA-në, ambasadori iranian në Islamabad e fshiu postimin. Mesazhi u postua para kohe, shpjegoi një zyrtar i ambasadës për AFP-në, pa specifikuar nëse delegacioni iranian pritej ende në Islamabad.

Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khaëaja Asif, mbrëmë, nëpërmjet postimit në X, e përshkroi Izraelin si "të lig" dhe një "mallkim mbi njerëzimin", duke e akuzuar atë për kryerjen e gjenocidit në Liban. Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e quajti mesazhin "të turpshëm".

Mesazhi pasoi bombardimet izraelite një ditë para të mërkurës që vranë më shumë se 300 persona dhe plagosën rreth 1,000 të tjerë në Liban, një vend që u përfshi në luftë kur organizata libaneze pro-iraniane Hezbollah lëshoi ​​raketa drejt Izraelit në hakmarrje për sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit që vrau Ajatollah Ali Khamenein. /Pamfleti/

irani bisedime shba pakistan

Lini një Përgjigje