
Rusi duket se po përgatitet për nisjen e fazës së dytë të rekrutimit të ushtarëve për luftën në Ukrainë. Kjo pasi duket edhe te një fushatë e gjerë reklamuese e cila ka nisur në gjithë territorin e saj, ku ju bënë thirrje qytetarëve që të bashkohen me ushtrinë.
E gjitha kjo vjen pasi forcat e armatosura ruse kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë luftuar për të bërë përparim në Ukrainë prej më shumë se një viti, pasi e pushtuan atë.
“Ti je burrë. Bëhu burrë!”, kështu nis një nga reklamat e Ministrisë së Mbrojtjes që u bën thirrje rusëve të bashkohen me ushtrinë. Ajo publikoi një video duke u bërë thirrje rusëve që të heqin dorë nga punët e tyre civile dhe të lidhin kontratë me ushtrinë.
Videoja paraqet një roje supermarketi, një instruktor fitnesi dhe një shofer taksie, të gjithë me sa duket të zhgënjyer nga jeta civile dhe e përmbushin jetën duke ju bashkuar ushtrisë.
Videoja premton një pagë mujore prej të paktën 204,000 rubla (2,500 dollarë, 2,000 £), katër herë më shumë se mesatarja e Rusisë./BBC
Lini një Përgjigje