
Udhëheqësi populist i Hungarisë, Viktor Orban, ka përgënjeshturar fjalët e kreut të NATO-s, Stoltenberg i cili pas vizitës në Ukrainë i premtoi Kievit anëtarësimin përfundimtar vendit të shkatërruar nga lufta.
Orban ndau në rrjetin e tij social në Twitter të premten një artikull të Politico që fliste për këtë premtim, ndërkohë që e shoqëronte në mënyrë ironike me një pyetje; “Çfarë?!”
What?! https://t.co/j3mJojHHOl
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) April 21, 2023
Orban shpesh përplaset me partnerët e tij perëndimorë, edhe pse Hungaria është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Për vite me radhë, Hungaria është ankuar për ngritjen e Ukrainës, kryesisht për të drejtat e rreth 150,000 folësve hungarezë në Ukrainën perëndimore pasi Kievi miratoi një ligj në 2017 që frenonte gjuhët e pakicave.
Ndryshe nga shumica e vendeve të NATO-s, Hungaria ka refuzuar të ndërpresë lidhjet me Rusinë dhe ka akuzuar BE-në për zgjatjen e konfliktit. Në shkurt, ai e quajti luftën si një betejë "midis dy vendeve sllave që po luftojnë kundër njëri-tjetrit".
"Kjo është lufta e tyre, jo e jona," tha ai.
Kujtojmë se Hungaria së bashku me Turqinë, po bllokojnë gjithashtu rrugën e Suedisë drejt anëtarësimit në NATO.
Lini një Përgjigje