TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2023, 22:28

Francezët nuk ndalen, thërrasin tubim masiv më 1 maj kundër reformës së pensioneve

Shkruar nga Pamfleti

Francezët nuk ndalen, thërrasin tubim masiv më 1 maj kundër

Zemërimi i qytetarëve francezë ndaj qeverisë vazhdon teksa po afron dita e protestës së madhe. Në 24 orët e fundit, një grup demonstruesish bastisën operatorin e këmbimit Euronext, në Paris.

Gjithashtu edhe në Lion zyrat e qeverisjes vendore u sulmuan nga më shumë se 100 punonjës të hekurudhave. Ndërsa në Gardane’, liderja e sindikatës së njohur CGT, Sophie Binet bëri thirrje për një mobilizim historik ditën e 1 majit.

1 maji do të jetë dita e një mobilizimi të paprecedent. E paprecedent sepse është hera e parë që të gjitha sindikatat kanë bërë thirrje për protestë, ndaj do të jetë një ditë e unitetit dhe mobilizimit popullor”, tha Sophie Binet, kryetare sindikate

Ndërkohë, gjatë një vizite në një shkollë në lokalitetin Ganzhe’, presidenti Macron u kontestua sërish nga banorët, të cilët vazhduan thirrjet kundër tij teksa disa tentuan ta godasin me vezë.

“Është normale të shprehësh zemërimin, por ne duhet të ecim përpara. Do të vazhdojmë rrugën me projektet tona për arsimin dhe t’u përmbahemi zotimeve tona”, tha Emmanuel Macron, president i Francës:

Macron ka nisur një tur në Francën rurale në përpjekje për të qetësuar qytetarët pas aprovimit të reformës së pensioneve dhe pas tre muajve protesta.

francë protesta reforma pensioneve

Lini një Përgjigje