Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një urdhër arrestimi në mungesë, për gazetarit investigativ bullgar, Kristo Grozev, sipas agjencisë së lajmeve RIA.
Raportimi i zotit Grozev për gazetën “Bellingcat” ka zemëruar Kremlinin. Ai ka hetuar helmimin e kritikut të Putinit, Alexey Navalny dhe të agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal.
RIA citoi një burim të zbatimit të ligjit të thoshte se ai akuzohej për lehtësimin e arratisjes së Roman Dobrokhotov, redaktorit të një gazete ruse, i cili u largua nga Rusia në vitin 2021 nga frika se mos arrestohej.
Gazetari Grozev e mban të fshehtë vendndodhjen e tij për arsye sigurie, por pas urdhrit të gjykatës ai ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social, “Twitter”, duke ironizuar vendimin.
"Siç tha Dobrokhotov, "Pse nuk na helmojnë në mungesë dhe thjesht ta mbarojnë si punë", shkruan gazetari në postimin e tij.
Lini një Përgjigje