Janë publikuar pamjet e operacionit spektakolar të Marinës Franceze në Oqeanin Atlantik, ku u sekuestruan mbi 4.2 tonë kokainë në një anije peshkimi që lundronte nën flamur polak, por ishte me interesa greke. Anija “Ourania A” u ndalua në ujëra ndërkombëtare, pas një aksioni të koordinuar ndërkombëtar me pjesëmarrjen e DEA amerikane, autoriteteve greke dhe forcave speciale franceze, të cilat zbarkuan me helikopterë dhe dronë mbi mjetin lundrues.
Në video duken komandot franceze teksa zbresin në bord, hyjnë në hambarë dhe zbulojnë 138 pako kokaine, të ngarkuara më herët në det të hapur pranë Karaibeve. Anija ishte nisur nga Néa Michaniona në Greqi dhe kishte ndaluar pranë brigjeve të Venezuelës, ku dyshohet se u ngarkua me drogë për ta sjellë më pas në Evropë.
????Antilles | Importante saisie de cocaïne par une frégate de la @MarineNationale ⚔️
— Armée française - Opérations militaires (@EtatMajorFR) December 23, 2025
???? Interception dans des conditions de mer difficiles d'un bateau de pêche naviguant sans pavillon en océan Atlantique
???? Fouille du bateau et découverte de 138 ballots de cocaïne
⚖️ + de 4… pic.twitter.com/l7wkoKEZ8r
Në bord ndodheshin pesë persona, përfshirë të dyshuarin kryesor, një shtetas grek i njohur nga mediat si “Eskobari Grek”, i cili rezulton të ketë qenë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge që operonte prej vitesh nëpërmjet anijeve peshkimi të maskuara si kompani ligjore.
Hetimet, që zgjatën mbi një vit dhe u koduan “Ippalos”, nisën nga informacione të mbërritura në zyrat e DEA-s në Ambasadën Amerikane në Athinë, dhe çuan në arrestimin e 10 personave, përfshirë edhe organizatorin kryesor, i cili më parë ishte dënuar në Gjermani për trafik droge. Sipas autoriteteve, rrjeti kishte fitime të paligjshme mbi 100 milionë euro dhe përdorte struktura financiare për pastrim parash përmes aktiviteteve të dukshme si menaxhim anijesh, fondacione humanitare dhe klube futbolli.
Operacioni u cilësua si një nga më të mëdhenjtë në luftën kundër trafikut të kokainës në det të hapur, dhe anija ndodhet ende e sekuestruar në Martinikë, ku autoritetet franceze po vazhdojnë hetimet për rrjetin ndërkombëtar të përfshirë.
Lini një Përgjigje