TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2023, 12:42

Aksident tragjik në Itali, makina me 4 të rinj përplaset me pemën; ndërron jetë 19-vjeçarja nga Durrësi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, makina me 4 të rinj përplaset me

Dy vajza kanë humbur jetën në një aksidentin të tmerrshëm që ndodhi pak minuta para mesnatës së së shtunës, 4 mars, përgjatë via Sant'Antonino në Gorgo al Monticano , në zonën Treviso në Itali.

Njëra nga viktimat është shqiptare dhe vajzat ishin vetëm 19 dhe 17 vjeç . 

Për arsye ende të paqarta, BMW-ja me të cilën po udhëtonin sëbashku  me dy djem të tjerë u përplas me një pemë në rrugë.

Përplasja me pemën ka rezultuar fatale për të dyja vjazat që kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa dy djemtë në makinë u nxorrën ende të gjallë nga kabina e pasagjerëve.

Mediat italiane shkruajn se mjeti i parë BMW shoqërohej  makine të dytë, me katër persona të tjerë, që ishin miq të viktimave. Dy automjetet po shkonin në të njëjtin vend për të kaluar mbrëmjen. Të katër nga makina e dytë janë dëgjuar nga hetuesit .

Dy të rinjtë viktima të aksidentit tragjik të mbrëmshëm quheshin Eralda Spahillari dhe Barbara Brotto .

E para ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, ishte me origjinë nga Durrësi. Viktima tjetër edhe Barbara, shtatëmbëdhjetë vjeç nga Oderzo.

aksident në itali

Lini një Përgjigje