TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2023, 11:27

Banorët e Bërxullës dalin sërish në protestë: Ministrat janë kukulla të Ramës, ne nuk dorëzohemi!

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e Bërxullës dalin sërish në protestë:

Për të disatën fundjavë me radhë, edhe këtë të diel banorët e Bërxullës kanëdalë në protestë për shpronësim të drejtë të pronës.

Ata kërkojnë që të kompensohen me vlerën e çmimit të tregut. 

“Kanë ardhur përfaqësues të firmës Gener 2 dhe ofrojmë verën e banesave dhe projektin sipas kërkesave të banorëve por jemi në negociata. I gjithë ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta, unë mund të ngel pa shpi por nëse marr vlerën e pronës ndërtoj shtëpi. Pronat duhet të vlerësohen sipas çmimit të tregut, e thotë dhe ligji. Unë kam 5 breza këtu, ligji 7501 na ka penelizu.  

Rrugën do ta zhvillosh duke pasur dakordësi dhe marrëveshje,  nuk kanë bërë asnjë plan të detajuar për zhvendosjen e banorëve shohin interesat e veta por jo tonat ne i kemi thënë vlera e pronës është e para, jetën e kemi ndërtu me këto prona kemi 32 vjet, këtu kemi ndërtu jetën pse duhet të largohem për ti plotësu tekat e një individi apo grupi oligarkësh.”, tha një nga banorët.

Ndërkohë disa nga banorët janë ulur në rrugë, duke bllokuar aksin. Ata kërkojnë dëmshpërblimin e tokës, banesave dhe nënkalim.

“Ministrat janë vetëm kukulla, çdo gjë bëhet nga Edi Rama. Këta bëjnë dallavere, nuk duan t’ia dinë për popullin. Nuk ka marrëveshje kështu. Do të bllokojmë dhe aksin tjetër të rrugës. Vijnë vetëm kur janë zgjedhjet. Në këtë fshat nuk ka as ujë, as drita. Nëse nuk na dëgjojnë, as ne nuk do i dëgjojmë dot. Ne nuk i kemi vjedhur. Nuk pyesim më për shtetin, shtet jemi vetë”, tha një nga banoret që ka bllokuar rrugën.

Banorët thonë se kërkojnë dialog dhe se nuk do të dorëzohen pa u plotësuar kushtet e tyre, që përfshijnë mes të tjerash dëmshpërblim të tokës dhe rrugë dytësore.

banorët e bërxullës protestë

Lini një Përgjigje