TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2023, 19:52

“3 persona më përdhunuan me porosi të vjehrrës”, historia e trishtë e 55-vjeçares që vrau burrin që abuzoi me vajzën e saj

Shkruar nga Pamfleti

“3 persona më përdhunuan me porosi të vjehrrës”,

Afërdita Nakoleci ka rrëfyer për emisionin “Real People” në Euronews Albania, historinë e dhimbshme të jetës së saj.

Për arsye se nuk iu bind kurrë urdhrave të shfrytëzimit nga familja e burrit të saj, me “porosi” të vjehrrës, 3 persona abuzuan me të. Mes tyre, edhe kushëriri i burrit.

“Më marrin me një taksi mua dhe thotë, ku është Pëllumbi? I thashë, është në bilardo. Mirë më tha, hip në taksi. Sa hipi në taksi unë, hipin edhe 3 veta. Më dërguan në malin e Dajtit dhe abuzuan me mua.

Kam denoncim te Komisariati nr.3. Nuk më poshtëruar dot asnjë mashkull të më nxjerrë në rrugë mua. Unë nuk dal në rrugë, unë lyp dhe trupin nuk e jap. Për këtë, ma bëri pisllëk vjehrra”, theksoi ajo.

Pasi bëri 6 muaj burg në vitin 2005 për kanosje, ajo u bashkua me të bijën që e ka nga martesa e saj e parë, Matildën.

Dita tha se bëri atë që ja kishte premtuar vetes muaj më parë. Pas një përleshjeje me burrin, i cili i kishte treguar për abuzimet me të bijën, ajo e vret atë.

“Isha betuar që në burg. Do e eliminoja unë atë, i kapa të gjitha gjërat, e kuptova. Jam shprehur, me një shoqe. Po më ndodh diçka te fëmija i thashë. Atë natë që erdhi vajza, u kënaqa me vajzën. Ai më tha ta përzeja, pse ta përze i thashë unë?

Kjo është vajza ime, ik Matilda dil jashtë. Pastaj, gjuan ai, gjuaj unë. Ai ka dalë me kaçavidë, unë me thikë. Doli Matilda dhe ai po i gjuante vajzën. E vrava aty”, theksoi ajo.

Dita nuk pendohet për veprimin që e detyroi të kalojë 6 vite në burg.

Ajo nuk mund t’ja falte burrit të saj abuzimin me të bijën dhe shfrytëzimin për prostitucion.

“Ka abuzuar me të. Nuk jam bërë pishman, asnjëherë në botë. Fëmija nuk ishte në shtëpi se ai abuzonte me të. E kishte shitur fëmijën në Greqi. I kishte bërë presion që do e vrisja unë, por nuk do e bëja. I thoshte që të mos më tregonte që e kishte përdorur për vete”, theksoi ajo.

Nakoleci pohon se pas daljes nga burgu, ka shkuar të vizitojë varrin e burrit në fshehtësi, pasi ndihej e kërcënuar nga familjarët e tij.

Ajo theksoi se burrin e donte shumë, por nuk mund t’ia falte dot abuzimin që kreu me të bijën.

Apeli i saj për ish-vjehrrën është se si ajo ka humbur djalin edhe ajo ka humbur vajzën.

“Kam shkuar te varri i Pëllumbit fshehtas, pasi më kanë kërcënuar familjarët e tij. Kanë ardhur 200 veta me motor, kam bërë edhe në komisariat kallëzime. Ato mendojnë se kanë humbur djalin, djali kishte mua dhe s’kishte pse të shkonte me fëmijën tim. Ajo mos të mendojë se vetë ajo ka humbur djalin, por edhe unë kam humbur vajzën s’e nuk e shoh më. Unë jetoj vetëm, vjen më shikon, ka mallë por ka dhe urrjetje dhe frikë. I ka të dyja në mes. Ndaj i them mamasë së tij nëse më shikon, ti ke humbur djalin, por edhe unë vajzën”, tha Nakoleci. /Euro News

afërdita nakoleci burg vrasje vjehrra

Lini një Përgjigje