TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2023, 09:13

Shpërthim me tritol në zyrat e OSHEE-së në Vaun e Dejës

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në zyrat e OSHEE-së në Vaun e Dejës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur  rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së. 

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

tritol në zyrat e oshee-së vau i dejës

Lini një Përgjigje