TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2026, 21:22

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave, i dërgojnë letër Rubios: Vendim skandaloz!

Shkruar nga Pamfleti
75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave,
Marco Rubio

75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e administratës për të pezulluar vizat e emigracionit për 75 shtete, mes të cilave përfshihen Kosova dhe Shqipëria.

Në letrën drejtuar Rubios, kongresmenët e kanë cilësuar këtë vendim si “skandaloz dhe diskriminues”, duke theksuar se ai prek rreth 40% të vendeve të botës dhe mund të ndikojë pothuajse gjysmën e emigrantëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre, pezullimi i vizave ndikon drejtpërdrejt në procesin e ribashkimit familjar, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, si dhe organizatat fetare dhe bizneset e vogla.

“Ky është një vendim skandaloz dhe diskriminues i administratës suaj, i cili prek qindra mijëra njerëz çdo vit. Ai u njoftua jo vetëm përmes një postimi në Twitter, por edhe pa ofruar ndonjë informacion të detajuar mbi mënyrën e pezullimit”, thuhet në letrën e kongresmenëve.

Ata paralajmërojnë se kjo politikë do të ndajë familje, do të pengojë integrimin e emigrantëve të ligjshëm dhe do të sjellë pasoja negative sociale dhe ekonomike për qytetarët amerikanë.

Lista e vendeve të prekura përfshin shtete nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, ashtu si Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Armeninë, Azerbajxhanin, Irakun, Iranin, Brazilin, Kubën dhe shumë vende të tjera.

Kongresmenët i bëjnë thirrje administratës amerikane që të rishikojë vendimin dhe të ndërmarrë masa për të shmangur ndarjen e familjeve, si dhe për të ruajtur mundësitë ligjore të emigrantëve për të jetuar dhe punuar në SHBA.

Vendimi i Sekretarit Rubio ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetet ndërkombëtare dhe në diasporën shqiptare, të cilët paralajmërojnë se pezullimi i vizave do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ribashkimin familjar dhe në aktivitetin ekonomik të emigrantëve.

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave,

Lini një Përgjigje