TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Maj 2023, 19:24

“Dhunim i të drejtave të njeriu”, Ukraina akuza Rusisë: Po planifikon të rrëmbejë më shumë fëmijë në Lukhansk

Shkruar nga Pamfleti

“Dhunim i të drejtave të njeriu”, Ukraina akuza

Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës tha në një raport se Rusia po planifikon të rrëmbejë më shumë fëmijë nën pretekstin e rremë të "ekzaminimeve mjekësore" në rajonin Luhansk të Ukrainës.

"Të ashtuquajturat 'ekzaminime mjekësore' në territoret e pushtuara përkohësisht janë vetëm një trillim, të cilin rusët e përdorin si pretekst për dëbimin e mëtejshëm të fëmijëve në Federatën Ruse. Në fakt nuk kryhen ekzaminime mjekësore, por fëmijëve u jepen diagnoza fiktive dhe kjo përdoret për t'i çuar ata 'për trajtim' në institucionet mjekësore të Federatës Ruse", tha Qendra në një deklaratë.

Kujtojmë se Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po rrëmben fëmijët ukrainas nga zonat e pushtuara dhe po i dërgon në Moskë. Pas hetimeve të bëra nga organizatat ndërkombëtare ky pretendim u vërtetua dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin.

ukrainë rusia dhunë

Lini një Përgjigje