Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Ukraina nuk mund të bëhet pjesë e aleancës për sa kohë që lufta vazhdon.
Lajmi u bë i ditur gjatë fjalës së tij në një ngjarje të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara në Bruksel, raportojnë mediat e huaja.
"Unë mendoj se të gjithë e kuptuan se, të bëhesh anëtar në mes të një lufte, nuk është në rendin e ditës. Çështja është se çfarë ndodh kur të përfundojë lufta", deklaroi Stoltenberg.
Kujtojmë se Stoltenberg ka premtuar vazhdimisht se Ukraina do t’i bashkohet aleancës në të ardhmen, ndërsa në prill tha se të gjithë aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare.
Sakaq, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë personalisht në samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius në korrik. Zelensky ka theksuar se do të ishte një moment i duhur për një deklaratë politike në lidhje me perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Lini një Përgjigje