
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov është shprehur se çdo avion luftarak F-16 i prodhuar nga SHBA, që do të dërgohet në Ukrainë do të jetë një "objektiv legjitim" për Moskën.
Sipas tyre dërgimi i avionëve luftarak do të thotë se SHBA është përfshirë drejtpërdrejtë në konflikt dhe se Rusia ka të drejtë të përgjigjet, duke paralajmëruar kështu edhe përshkallëzimin e konfliktit përtej territoreve të Ukrainës.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë luftarakë të sofistikuar, të cilët mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 1500 mph dhe të kenë një distancë prej më shumë se 2002 milje.
SHBA ka autorizuar aleatët perëndimorë për t'i dhënë Ukrainës avionë luftarakë F-16 - dhe ka miratuar trajnimin e pilotëve ukrainas për të drejtuar avionët luftarakë, megjithëse ende nuk ka asnjë angazhim për t'i furnizuar vetë avionët.
Në llogaritjet e administratës ishin shqetësimet se një veprim i tillë mund të përshkallëzonte tensionet me Rusinë, zyrtarët amerikanë argumentuan gjithashtu se mësimi i fluturimit dhe mbështetja logjistike F-16 e avancuar do të ishte e vështirë dhe kërkon shumë kohë. Administrata Biden është ende duke shqyrtuar nëse do t'i sigurojë drejtpërdrejt Ukrainës F-16-të e saj.
Lini një Përgjigje