Kryeministri firmosi gjithçka, drejtësia po grumbullon provat: Dosja e plotë e përgjegjësisë penale të Edi Ramës...
Ka disa kohë, që kryeministri Edi Rama, po manifeston gjendje psiko-traumatike, që nuk ka lidhje me fundin e pushtetit, sepse e di që nuk do jetë i përjetshëm, por me ankthin e ballafaqimit me SPAK-un dhe drejtësinë.
Shoqëruar me prepotencën dhe grandomaninë e tij, Edi Rama, ndoshta mendon se nuk do të preket, por ashtu si paraardhësi i tij në Shqipëri dhe si ish-kryeministrat jashtë saj me modelin kroato-maqedonas “Sanader-Gruevski”, një ditë do të përballet me drejtësinë.
Aferat ku ka përgjegjësi penale Edi Rama
1. Landfillet e Tiranës, Elbasanit e Fierit, për të cilat firmosi shpalljen e “emergjencës së mbetjeve”, dha bonusin 8% para se të krijoheshin kompanitë, akordoi fondet dhe i inauguroi.
2. Biznesi i kullave “Alabbar” në Durrës, për të cilat, me vendim të Edi Ramës do transferohet porti aktual dhe iu dhuruan 812 mijë m² tokë shtetërore mafies arabe.
3. Lejet dhe trojet publike për 50 kulla në Tiranë të skeduara si lavatriçe të parave të pista, dhënë edhe trafikantëve pa verifikim burimesh financiare e jashtë bankave.
4. Tuneli i Llogarasë, tender me dyfishin e kostos dhe PPP për 35 vite, dhënë klientëve turq.
5. Koncesionet në Shëndetësi, të miratuara dhe promovuara publikisht nga vetë Edi Rama.
6. Dosjet e 114 kontratave “1 euro”, me të cilat u ka dhuruar toka, liqene, pyje dhe objekte publike oligarkëve e trafikantëve.
7. Afera e kompanisë “Air Albania”, që i ka vënë në dispozicion avionin çarter për udhëtime personale; skeduar nga FBI, për trafiqe, transporte ilegale të parave pista e personave në kërkim.
8. Skema për amnistinë fiskale, me objekt legalizimin e parave të korrupsionit e aktiviteteve kriminale, bllokuar nga SHBA.
9. Afera për Parkun Industrial-Energjetik në Spitallë-Durrës, për t’ia dhënë një firme kineze me pronarë të dënuar nga SHBA, ku u përfshinë Olsi Rama si lobues dhe miratuar nga vetë Kryeministri.
10. Ligjet për bastet online dhe kultivimin e kanabasit, licencat e të cilave, Edi Rama ka tentuar t’ua japë grupeve mafioze në Shqipëri e jashtë saj, por ka ndeshur në reagimin e SHBA.
11. Pritja në kryeministri, dhënia e licencave për kazino dhe pazaret për biznese ndërtimi në bregdet.
12. Lidhjet në biznese ndërtimi e shëndetësie, për pastrim parash me grupin mafioz “Ndragheta”.
13. Afera e Portit të Peshkimit në Durrës, të cilin, Edi Rama ia dha në përdorim për 20 vite grupit të trafikantëve të drejtuar nga Gjergj Luca, maskuar pas aktivitetit të peshkimit.
14. Afera “McGonigal”, ku Rama përmendet 14 herë në raportin e FBI; i përfshirë në biseda korruptive, koncesione e ndikime të paligjshme me oligarkë rusë të sanksionuar nga SHBA.
15. Tenderi për Portin e ri në Porto-Romano, dhënë një kompanie qipriote, pas të cilës qëndrojnë kompani ruse të lidhura me Vladimir Putin, aferë për të cilën reagoi SHBA dhe u anullua.
Në këto afera, urdhrat fillestare e vendimet fundore, janë miratuar nga Edi Rama; prandaj SPAK dhe Drejtësia do ta marrin të pandehur dhe kjo është vetëm çështje kohe./Pamfleti
Në fund Edi Rama do i thotë të gjithëve: ik pirdhuni. Ju e dinit që isha me kartelë. Pse më zgjodhët? Kur ma ka dhënë truri kam bër punë të mira. Kur ma ka marë truri me miza kam bër edhe gabime siç janë këto të listuarat nga Amerika. Qeveria ime ka marë si këshilltar Toni Blerin ish Kryeministër i Ingliterës. Bashkëshorten e tij si avokate. Kur ma jep truri jam ortodoks dhe bashkëpunoi me Greqinë, Serbin dhe Rusin. Kur ma jep truri ndryshe, jam katolik dhe bashkëpunoi me Melonin. Kur ma do puna jam hebre . Kur ma jep truri lidhem me mafien rajonale dhe globale. A nuk e pranoi Vuçiçi që ai është lider rajonal dhe unë lider global? Ndaj, mos shikoni çfarë bëj unë keq për shqiptarët, por shikoni të mirat që unë sjell për botën.
Shkatërrues i pamëshirshëm. Uroj qe populli te zgjohet dhe kete bashk me Salehun ti largojnë nga zyrat e shtetit.
Sa kohe qe ne Shqiperi nuk ka nje popull qe te ngrihet ne revolte, Rames nuk i hyn gjemb ne kembe! Sapo ta shikoje pisk me ndonje shtet perendimor, i fal nje cope te Shqiperise dhe e rregullon punen me ta. Shqiperia ne Perendim ka filluar te shikohet si nje vend ku mund te shkosh, te besh presion dhe te fitosh miliona euro!
Keta bejne qef sepse nuk ka apozite per aq kohe sa te jene Mediu e Saliu keta do mbeten ne pushtet
Ky do arratiset, do kerkoje azil ne vendet e okupuara cifute.
Plotesisht dakord me komentuesin Feti Dema. E kam shprehur disa here ne rrethe shoqerore, ku disa me kane mbeshtetur disa jo. Ne fund fare do nxjerre kartelen e publikuar disa here ne media jo pa qellim, por te kete nje argument qe "ju e keni ditur".