TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Mars 2026, 15:57

Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton kolegen e PD për të sulmuar qeverinë për kushëririn e saj (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton
Deputetja e PS Briseida Çakërri, krah deputetes së PD Ina Zhupa dhe deputetes Ana Dajko

Deputetja e PS Briseida  Çakërri, shfaqet krah deputetes së PD, Ina Zhupa, teksa sulmohet qeveria dhe bashkia në mënyrë që të afërmit e saj, të cilët pasi kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme Triportin dhe kanë marrë një nga gjiret e Karaburunit, kërkojnë të vendosin edhe një pikë të madhe ankorimi për mjete ujore në mes të plazhit...

Një situatë absurde dhe e padëgjuar më parë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një deputete e Partisë Socialiste ka ftuar një kolege të saj nga Partia Demokratike që të sulmojë kryetaren e bashkisë dhe qeverinë. Bëhet fjalë për deputeten e PS Briseida  Çakërri, e cila është ulur krah deputetes së PD, Ina Zhupa.

Takimi ishte njoftuar si një aktivitet me studentë në bibliotekën e Universitetit “Ismail Qemali”, me pjesëmarrjen e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës. Ky aktivitet u publikua edhe në faqen zyrtare të deputetes dhe deri në këtë pikë gjithçka dukej normale.

Më pas, në të njëjtën sallë mbërrijnë disa persona të lidhur me të afërmin e deputetes Çakërri, të prezantuar si drejtues kompanish të mjeteve ujore, të përzier me drejtues anijesh turistike. Në fillim, drejtuesit e anijeve ngritën shqetësimet e tyre, por qëllimi real i takimit rezultoi të ishte mbështetja për bashkëpunëtorin e ngushtë të kushëririt të Çakërrit, Olsen Sherifaj, i cili, së bashku me të, pasi kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme Triportin dhe kanë marrë një nga gjiret e Karaburunit, kërkojnë të vendosin edhe një pikë të madhe ankorimi për mjete ujore në mes të plazhit.

Mbështetjen për kushëririn e saj deputetja nuk e gjeti te kolegët e saj në mazhorancë, të cilët e njohin interesin personal dhe rrezikun që paraqet vendosja e mjeteve ujore në mes të plazhit. Për këtë arsye, ajo iu drejtua opozitës, duke sulmuar njerëzit e vet.

Kjo është videoja që tregon qartë se është pikërisht deputetja ajo që, e lidhur ngushtë me interesat e të afërmit të saj, u kërkon të pranishmëve të ngrenë çështjet e tyre te deputetja e Partisë Demokratike, duke “vrarë me një gur dy zogj”: nga njëra anë ndihmon kushëririn dhe bashkëpunëtorin e tij që të marrin stacionin e ankorimit në mes të plazhit, ndërsa nga ana tjetër sulmon drejtuesen e bashkisë, për të cilën ka edhe ambicie në zgjedhjet e ardhshme.

Si qëndron çështja e zaptimit nga “Çakërrajt”

Aljon Çakërri, i cili mban pozicionin e drejtuesit të Qendrës së Peshkut në Triport, prej dy vitesh ka zaptuar pikën hyrëse dhe dalëse të portit të peshkimit me një skemë të mirëfilltë. Ai jo vetëm që e ka kthyer këtë hapësirë në mënyrë antiligjore në parkim për mjete ujore, duke penguar edhe punën e peshkatarëve, por ka marrë edhe pagesa në formën e gjobave për hyrjen dhe daljen e mjeteve ujore, pa asnjë leje.

Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton
Aljon Çakërri dhe Olsen Sherifaj

Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë munguar përplasjet me drejtues të mjeteve ujore. Më pas, edhe pse pa asnjë bazë ligjore, u shpik edhe pagesa me kupon, duke kërkuar para për përdorimin e një prone shtetërore.

Peshkatarët janë ankuar vazhdimisht për këtë situatë. Dy vite më parë, Policia e Vlorës ndërhyri duke ndjekur penalisht rastin dhe duke hequr strukturat e paligjshme në Triport. Ekziston edhe dokumenti i ankesës së Inspektoratit të Peshkimit.

Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton
Alion Çakërri, kushëriri i Brisejda Çakërrit duke zaptuar në mënyrë të paligjshme Triportin

Megjithatë, pavarësisht kësaj mase, Aljon Çakërri vendosi sërish struktura në portin e peshkimit, këtë herë edhe më shumë. Madje, me krenari, i publikon edhe në TikTok. Në një nga videot shihet drejtori i shtetit, Aljon Çakërri, i cili, në vend që të mbrojë pronën publike, shfaqet duke drejtuar operacionin për vendosjen e platformave të sajuara dhe të paçertifikuara.

Pas ankesave të peshkatarëve dhe drejtuesve të mjeteve ujore, IKMT, përmes sektorit të ujërave, vendosi një gjobë prej 20 milionë lekësh të vjetra në emër të Olsen Sherifaj. Çuditërisht, kjo gjobë u anulua, duke u mbajtur vetëm një procesverbal, me argumentin se bëhej fjalë për një “test”. Për të mos e lënë pa asnjë pasojë anulimin, subjektit iu vendos vetëm një paralajmërim, por, pavarësisht kësaj, zaptimi vijoi.

Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton
Shkresa ku inspektoriati i peshkimit kërkon ndihmë për Zaptimin e Triportit nga Çakërrajt

Tentativa për të zaptuar koncesionet

Duke qenë se zaptimi duhej të ligjërohej për shkak të rrezikut të gjobave dhe arrestimeve, brenda Bashkisë së Vlorës u përdor një topograf për të përcaktuar se zona e Triportit dhe Portit të Vlorës mund të përdoreshin për aktivitete ujore turistike. Ky propozim iu dërgua Këshillit Bashkiak pa asnjë komunikim me koncesionarët dhe pa asnjë konfirmim nga Kapiteneria apo Policia Kufitare për rreziqet ujore.

Topografi Ajken Hoxha përgatiti një relacion ku theksonte se hartat e këtij viti ishin të njëjta me ato të viteve të kaluara, duke deklaruar një fakt të pavërtetë, pasi asnjëherë këto dy pika nuk janë përdorur për turizëm me mjete të vogla për shkak të rrezikut të lartë nga lëvizja në mes të kantiereve, ndërsa në Triport për shkak të aktivitetit të përpunimit dhe lëvizjes së anijeve të peshkimit.

Të vendosur në alarm pasi u njohën me këtë situatë, dy koncesionarët u dërguan letra institucioneve përkatëse, përfshirë Bashkinë e Vlorës, ku paraqitën paligjshmërinë e veprimeve dhe rrezikun e bllokimit të punimeve të tyre.

Pas tërheqjes së këtij vendimi, një faqe interneti e përdorur nga familja Çakërri sulmoi Bashkinë për këtë vendim, pasi skema e planifikuar kishte dështuar.

Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton

Ndërkohë, nëpërmjet emrit të Sherifajt është marrë edhe një gji në Karaburun.

Paralelisht, është vënë në jetë një tjetër plan: kërkesa për krijimin e një stacioni për ankorimin e mjeteve ujore pranë plazhit publik.

Kjo situatë ka sjellë një reagim të fortë publik. Shoqata e Turizmit, bizneset e Lungomares dhe operatorë turistikë e kanë kundërshtuar këtë plan për shkak të rrezikut të lartë të incidenteve që mund të ndodhin nga prania e mjeteve ujore pranë plazhit, duke rikujtuar edhe rastin tragjik të Jonada Avdiaj, e cila humbi jetën dy vite më parë pranë një korridori në mes të plazhit.

Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton
Në krye deputetja Brisejda Çakërri dhe ai në fund fare është Aljon Çakërri, njeriu i saj më i afërt

Vetë operatorët turistikë, në apelin e tyre publik, shprehen se plazhet publike nga Plazhi i Vjetër deri pranë tunelit duhet të ruhen dhe se aktualisht ekzistojnë kapacitete të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit detar në zona të tjera.

Sipas tyre, nëse një leje e tillë jepet për shkak të lidhjeve politike, atëherë, në rast të një incidenti pranë plazhit, do të ketë përgjegjësi penale dhe civile. Çdo firmëtar i një vendimi të tillë do të konsiderohet bashkëpunëtor në krim. /Pamfleti

Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton

Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton

Klani “Çakërri” zapton Vlorën, deputetja e PS fton

3 Komente

  1. O
    Opionisti

    Amund te catering me lidhje te pd

    1. N
      Noc rroku

      E zaptuan në 44-45 (lexoni ndonjë qitap);dhe s'kanë pse t'a lëshojnë ????

      Lini një Përgjigje