
Emrat janë në vendimin e KKT-së. Projekti është aty. Ajo që mungon është përgjigjja kryesore: kush e financon “Jala Retreat”?
Nëpërmjet miqësisë me Linda Ramën, Eni Vasili u bë Drejtoreshë e RTSH, Anëtare e Bordit të INSTAT, ka përfituar reklama mediatike e projekte financiare nga qeveria në emër të firmës së saj “Open Media & Marketing Consulting” sh.p.k, ndërsa i vëllai Redi Vasili, është emëruar Shef Sektori i Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Vetëm 6 muaj para se të emërohej Drejtoreshë e RTSH, Eni Vasili filloi biznesin e ndërtimeve turistike në bregdetin e Himarës, maskuar pas emrit të vëllait hetues tatimor, Redi Vasili, paçka se ai nuk figuron i regjistruar si subjekt biznesi në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Me Vendim Nr. 21, datë 20 nëntor 2024 të Këshillit Kombëtar të Territorit, firmosur nga kryeministri Edi Rama, vëllait të Eni Vasilit iu dha leja e ndërtimit për kompleksin rezidencial "Jala Retreat" në Jalë të Himarës, bashkë me shtetasit Admir Dida e Blerina Mustafaraj dhe ndërtuese kompania “Dion Al” sh.p.k.

Sipas vendimit të lejes së ndërtimit, projekti i këtij kompleksi rezidencial, është me vila 2 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht nëntokë dhe me pishina e mur rrethues, me shesh ndërtimi 4800 m2 pranë plazhit të Jalës në Himarë.
Në vendimin që ka firmosur kryeministri Edi Rama, për lejen e zhvillimit dhe ndërtimit të kompleksit rezidencial "Jala Retreat", nuk deklarohet vlera dhe burimi financimit, nga vëllai i Eni Vasilit me dy bashkë-investuesit e tij.
Nga cilët burime i kanë siguruar paratë për ndërtimin e kompleksit më vila e pushina në Jalë?
Sepse ato nuk ndërtohen dhe nuk mobilohen dot me pagën e Redi Vasilit si zyrtar tatimesh dhe as me pagën e Eni Vasilit si moderatore e prej 1 viti Drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar.
Madje nuk ka mundësi, që finacimet t’i sigurojë as nëpërmjet firmës “Open Media & Marketing Consulting” të Eni Vasilit, sepse këtë biznes e ka filluar më 18 qershor 2024 dhe e ka me kapital 100 mijë lekë e pa deklaruar aktivitet financiar në tatime./Pamfleti
Kur nuk e përballon me para të ligjëme financimin e projektit të miratuar nga Kryeministri, domosdo ose do ti falin ortakët, ose do marësh kredi, ose do ti fali dikush nga kokainistët , pas një marrëveshje që ke hartuar te noteri mik i familjes, ose do futësh lekët e korrupsionit. Sipas mentalitetit i kthyer në praktikë pune dhe i ligjëruar pa ligjshmërisht nga i plotëfuqishmi në tokë. Ka edhe një pyetje që lind natyrshëm: 'A është familja Vasili, Dida dhe Mustafaj, pronarë të tokës ku do zhvillohet resorti? Nëse jo: a ka një marrëveshje midis pronarëve dhe zhvilluesve? A mund të fillojnë punimet pa u plotësuar gjithë dokumentacioni? Kush e drejton këtë shtet Kryeministri i mbështetur në Kushtetutë dhe ligj, apo akraballëqet me miqësi ,shoqëri, o motra o motra na i shif pak këtë letrën se na duhet një resort për të pleqëruar. Ka rënë shteti dhe "Republika e Prokurorëve" është e kondincionuar nga Republika Ambasadoriale.
O pamfleti leket e gjobave te bandes po pastrojne ne Jale. 30 mije deri 50 mije euro gjobe paguanin bizneset qe telefononte inspektori tatimeve Aldo Cukali (sot zevendes drejtor i pergjithshem ne RTSH, dikur anetar kyc i bandes) dhe komisar Redi Vasili per sqarime. Mediat dhe drejtesia hesht se i ka blere Eni Vasili
O të ke qen e motres për vellain. Lum si ky vella për motren që ka.
SPAKU ku eshte?! Apo ce deshe!? Per zverku qelbesirat! Qe nga Eni Vasili qe e ka bere RTSH si ciflik te sajen e heq njerez nga puna vetem se nuk i firmosin tenderat e deri tek i vellai qe po pret pjesen e 11 milon eurove te tenderit te dekoderit nga motra. Ne burg qelbesirat! SPAKU ta pastroje vendin nga keto mortje qe nuk ngopen dhe qe cdo post e shohin vetem per te grabitur e rrembyer. Per zverku qafirat!
Pse sja paguan Pamfleti kredin???