TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Korrik 2023, 13:32

Çmenduri/ Mafiozi Klodian Zoto i inceneratorëve, kërkon pafajësi: Më kanë akuzuar mediat me pa të drejtë!

Shkruar nga Pamfleti
Çmenduri/ Mafiozi Klodian Zoto i inceneratorëve, kërkon
Klodian Zoto

Avokati i falsifikatorit,  mashtruesit të offshoreve e pastrimit të parave, thotë se klientin e tij Klodian Zoto e kanë akuzuar mediat kot. Po realisht, ai është koka e aferës së landfilleve dhe ka paguar media që po heshtin, ndërsa kundër mediave si “Pamfleti” që e kanë denoncuar, Klodian Zoto ka hapur disa gjyqe kërcënuese...

Më 20 korrik, në seancën gjyqësore për aferën e landfillit të Elbasanit, Klodian Zoto nga arratia, ka kërkuar që gjykata e posaçme ta shpallë “të pafajshëm”.

Avokati i mashtruesit, falsifikatorit dhe mafiozit të offshoreve e pastrimit të parave, që për koincidencë e ka mbiemrin “Leku”, tha se klienti i tij nuk ka lidhje me landfillet dhe nuk ka vjedhur as 1 lekë.

Mirëpo raporti hetimor i SPAK për të 3 landfillet, vërteton se Klodian Zoto është i zhytur në aferën e plehrave, si ideator dhe dirigjues i gjithë procedurave, madje ka hartuar vendimet e qeverisë  dhe të këshillave bashkiakë, e ua ka dërguar të gatshme për firmosje.

Nëse Klodian Zoto nuk do kishte lidhje me aferën e plehrave, nuk do kërkohej 12 vite burg për landfillin e Fierit; nuk do çohej në gjyq për landfillin e Elbasanit, dhe nuk ishte pjesë e konkluzioneve të hetimit për landfillin e Tiranës, ku rezulton se është koka e gjithë skemës së vjedhjes me Agaçin, Kokën  e Lali Erin.

E di vetë Klodian Zoto, me cilët i ka ndarë milionat si çeqe të pazarit të bërë me qeveritarët, por letrat e SPAK, vërtetojnë se për aferën e landfilleve, ai ka pasur në dispozicion e nën urdhra ministrat, drejtorët juridikë, shefat e koncesioneve e deri Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Këta nuk mund t’i kontaktonte e përdorte dot një person i zakonshëm, që nuk kishte lidhje me kupolën e shtetit dhe me interesa në landfille.

Ministrat e drejtorët qendrorë, nuk mund t’i urdhëronte askush pa ‘izmën’ e kryeministrit, fakt që tregon se Klodian Zoto ka qenë i lidhur me kryeministrin Edi Rama, në këtë krim shtetëror e financiar.

Klodian Zoto, thotë se nuk ka vjedhur asnjë lekë, por emri i ka dalë në çdo mesazh, shkresë, kërkesë, preventivë, projekt, kontratë e pagesë për 430 milionë Euro, duke filluar nga bonusi 8%, shit-blerja e aksioneve, urdhër-arresti nga SPAK, pagesat 90 mijë Euro në ditë që vazhdon merr nëpërmjet Lali Erit e Belinda Ballukut.

Ndërsa avokati i tij, thotë se klienti Klodian Zoto është “qelibar” e nuk ka lidhje me grupin e krimit të organizuar të plehrave, kur realisht ai është koka e aferës së landfilleve dhe ka paguar media për të heshtur.

Ndërsa kundër mediave si “Pamfleti”, që e kanë denoncuar me prova, Klodian Zoto, pasi nuk e ka joshur dot, ka hapur gjyqe kërcënuese, me mendimin se do na frikësojë.

Nëse mafiozi Klodian Zoto nuk ka lidhje me landfillet, le të kthehet në Shqipëri e të përballet me drejtësinë, madje pa pasur nevojë për avokat “sekserë me përvojë” në mbrojtje të trafikantëve, vrasësve e pastruesve të parave të mafies.

Por krye hajduti Klodian Zoto e  di se çfarë super krimi ka organizuar e realizuar me landfillet, prandaj ia mbathi 3 ditë para se të arrestohej, duke paguar mijëra Euro te disa shefa të qeverisë, zyrtarë të SPAK e shefa policie, që e shpallën në kërkim pasi u fsheh./Pamfleti

klodian zoto pafajësi media akuza

Lini një Përgjigje