
Këtij “trimi”, po i kujtojmë se nuk na luan qimja as nga padronët e tij që e përdorin për dajak e rrëmbime të rivalëve të parcelave të drogës; por po i themi, se nëse kërcënon përsëri, do t’i drejtohemi organeve të ligjit, ku prokurorët e gjyqtarët, referuar provave të publikuara e atyre që disponojmë, nuk merren me autorin e shkrimeve, por me autorin e krimeve dhe kërcënimeve...
Me psiko- delirizmin e tij si “i fortë e trim” dhe i afërt me Bablokun siç deklaron mes grupesh kriminale, xhambazi i karburanteve Ermalt Sherif Gerbolli nga Kruja, por i transferuar me qendër aktiviteti në Elbasan pranë bandave të këtij qyteti, i ka dërguar “Pamfleti”-it një mesazh kërcënues me fjalor halabakësh, pas publikimit të disa punëve të zeza që ai bën.
Kemi publikuar fakte mbështetur në raportet e SHISH, Anti krimit e Anti-kontrabandës, të cilët thonë, se prej 10 vitesh të PS në pushtet, Ermalt Gerbolli me firmën e tij fantazmë “EG-Oil Sh.p.k”, fut naftë kontrabandë nga Greqia nëpërmjet Kapshticës dhe nga Shqipëria në Maqedoni.
Nëse nuk janë të vërteta, “trimi e qelibari” Ermalt Gerbolli, ka të drejtën të kërkojë sqarime, të përgënjeshtrojë ose t’i drejtohet gjykatës.
Po siç ka vepruar me të tjerët, ai mendon se do bëjë të heshtim, duke dërguar mesazhe kërcënuese e fyese, të cilat nuk na trembim, përkundrazi, na krijojnë bindjen se është i zhytur në krimet për të cilat raportojnë agjencitë shtetërore.
Kemi publikuar faktin, që me letra tatimore, doganore e mjedisore false dhe pa garë, ka marrë 10 milionë Euro tenderë, vetëm me 1 pikë shitje pakice me 1 pompë në Klos të Burrelit e vetëm me 1 autobot; kur sipas ligjit, që të pranohesh në tenderë me vlerë të madhe financiare, duhet të jesh kompani me mjete, importues, depozita, distributorë shpërndarjeje e fatura TVSH.
Por firma “Mend oil” e Ermalt Gerbollit, jo vetëm është pranuar në tenderë jashtë ligjit me urdhër të “Maliqit” pranë Bablokut, por edhe është shpallur fitues me 100% të fondit limit në 95% të tenderëve, duke përdorur dokumente false, sikur është kompani e madhe “SH.A”, kur në fakt është pikë shitje kioskë me 2 shitës në një katund.
I kemi publikuar faktin, që nëpërmjet ortakut të tij Jonito Kastriot Selimaj, krye inspektor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, mashtron me bilance tatimore false, duke nxjerrë 2 firmat “Mend Oil” e “EG-Oil” me humbje, ose me fitim minimal sa paga mujore e sanitares, megjithëse ka marrë 10 milionë Euro tenderë e ka qarkulluar mbi 35 milionë Euro hidrokarbure.
I kemi publikuar faktin, se pas kallëzimit penal të bërë nga ILDKPI për ortakun e tij tatimor Jonito Selimaj, “i ndershmi” Ermalt Gerbolli, që “përgjërohet” se nuk është kontrabandist e mafioz, ka bërë shit- blerje fiktive në vlerë 410 Euro, të 50% të 6 pikave karburanti.

Nëse këto nuk janë të vërteta, le t’i përgënjeshtrojë, ose t’i drejtohet gjykatës, sepse i kujtojmë, nuk na luan qimja as nga padronët e tij që e përdorin me kobure në brez për dajak e rrëmbime të rivalëve të parcelave të drogës në Krujë, Elbasan, Librazhd dhe në pyjet e Klosit-Burrel.
Po i themi, se nëse kërcënon përsëri, do t’i drejtohemi organeve të ligjit, ku prokurorët e gjyqtarët, referuar provave të publikuara e atyre që disponojmë, nuk merren me autorin e shkrimeve, por me autorin e krimeve dhe kërcënimeve
Një gjë nuk e ka bërë kurrë Ermalt Gerbolli: nuk ka paguar asnjë qindarkë për votat e PS, sepse është në rolin e atij që zhvat miliona nga bizneset e trafikantët duke u paraqitur si i afërt i Bablokut. Kaq edhe për sot, o “cub” Ermalti, bëji të fala Gjeçit./Pamfleti
Lini një Përgjigje