TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Korrik 2023, 15:10

15 fakte/ Xhambazët e SPAK, klientelistë dhe me dy standarte për mbrojtjen e mafies qeveritare të landfilleve

Shkruar nga Pamfleti
15 fakte/ Xhambazët e SPAK, klientelistë dhe me dy standarte për
Kupola e SPAK

Një nga faktet: SPAK ka urdhëruar arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, me akuzën se ka firmosur “Në parim” për landfillet dhe ka zbatuar vendimet e qeverisë, por nuk ka marrë nën hetim ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Financave, Gelardina Prodani që ka realizuar dhe firmosur gjithë dokumentacionin e 3 landfilleve Tiranë, Elbasan, Fier...

SPAK duhet të kërkojë arrestimin e çdo zyrtari, që rezulton i faktuar apo i dyshuar për lidhje me landfillet, por veprimet hetimore, tregojnë se edhe vetë kryetari Altin Dumani me vartësit e tij, janë zhytur në veprime klienteliste, për mbrojtjen e mafies qeveritare të landfilleve dhe miqve të përfshirë në këtë aferë; ja faktet konkrete:

1. SPAK, nuk ka marrë nën hetim Sekretarin e Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, i cili ka përgatitur dokumentet anti-ligjore për 3 landfillet dhe i ka paraqitur për miratim në mbledhjen e qeverisë.

2. SPAK akoma nuk e ka pyetur kryeministrin Edi Rama, i cili ka kërkuar nga 4 ministra, përgatitjen e 17 vendimeve proceduriale dhe dorëzimin e tyre brenda ditës në kryeministri.

3. SPAK ka nxjerrë urdhër-arresti për ish-ministrin Arben Ahmetaj, pse ka firmosur “Në parim” pa efekte financiare, por nuk ka marrë në pyetje, kryebashkiakun Erjon Veliajn, që ka firmosur “Në parim” me pasojë financiare 94 milionë Euro në favor të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit.

4. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se nuk po heton për të zbuluar pronarët faktik të landfilleve, mbasi e di që nuk i zbulon dot.

5. SPAK nuk po i kërkon kryeministrit Rama, Belinda Ballukut e ministres Delina Ibrahimaj, se te cili destinacion i çojnë pagesat miliona Euro dhe cilët janë pronarët faktik të landfilleve.

6. SPAK nuk po merr të pandehur ministren Belinda Ballaku, për provën se Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, i ka paguar 15 milionë Euro më tepër se kontrata për landfillin e Elbasanit dhe 12 milionë Euro më tepër për landfillin e Fierit.

7. SPAK pyeti vetëm 1 herë dhe hoqi nga dosja hetimore e landfillit të Fierit, kryebashkiakun Armando Subashi, megjithëse ai ka urdhëruar e ka firmosur vjedhjet.

8. SPAK nuk ka marrë nën hetim sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Financave, Gelardina Prodani, që ka përgatitur e firmosur dokumentet e 3 landfilleve Tiranë, Elbasan e Fier.

9. SPAK e firmosi urdhër-arrestin për Klodian Zoton e Stela Gugalljan, por lejoji që ata të arratiseshin, ndërsa 2 ditë pas arratisjes së tyre i çoi policisë urdhrin për zbatim.

10. SPAK e kishte subjekt hetimi prej 2 vitesh Mirel Mërtirin bashkë me Zoton e Gugalljan, por i la të arratiseshin dhe pas 1 viti nxori urdhër-arrestin për to.

11. SPAK, qëllimisht nuk ka bërë pjesë të hetimit raportin e KLSH për landfillin e Tiranës, mbasi aty konstatohet rol kyçi kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të tij Engjëll Agaçi, në sajimin dhe përshpejtimin e procedurave dhe dhënies së bonusit 10% Klodian Zotos.

12. SPAK nuk po i kërkon bankave, linjën ku lëvizin dhe destinacionin ku përfundojnë, pagesat miliona Euro që qeveria shqiptare ka bërë e po bën çdo muaj për landfillet.

13. SPAK nuk po merr në pyetje kryeministrin Edi Rama, si autoriteti i lartë i miratimit të landfilleve; pranoi dhe urdhëroi futjen në proces, të propozimit të bërë nga Zoto e Mërtiri.

14. Altin Dumani, në shkelje të Kodit të Procedurës Penale dhe pavarësisë së SPAK; për të favorizuar vazhdimin e pagesave për landfillet, u bë palë me kryeministrin që i paguan, duke thënë: - Pagesat nuk po i bllokojmë, sepse Klodian Zoto hap gjyq në arbitrash kundër qeverisë.

15. SPAK hetoi ish-ministrin Arben Ahmetaj, me dyshimin se ka përfituar nga Kodian Zoto e Mirel Mërtiri, por nuk ka futur nën hetim prokuroren e Tiranës, Mariola Mërtiri, burri i të cilës ka përfituar 60 mijë Euro para shpërblime në vit si drejtor te landfillet e Klodian Zotos./Pamfleti

xhambazët e spak klientelistë me dy standarte mafia qeveritare e landfilleve

Lini një Përgjigje