TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Korrik 2023, 10:05

SHISH: Oligarku i jepte ilegalisht bandës “Rraja” 350 kg. dinamit për guroren që furnizonte rrugën Thumanë- Kashar

Shkruar nga Pamfleti
SHISH: Oligarku i jepte ilegalisht bandës “Rraja” 350 kg.
Gurorja e Rrajajve

Policia dhe Prokuroria duhet të hetojnë këtë pistë: Firma e fisit “Rraja” nuk ka leje për blerje e përdorim lëndësh plasëse, sepse janë me precedentë të rëndë penal; por dhe fakti që të veshur me uniforma policie private, ata janë përdorur nga “Gener 2” edhe për presione e dajak kundër banorëve të Bërxullës...

Tashmë banda “Rraja” ra në dorë të policisë, jo të asaj të Krujës, Fushë-Krujës e disa segmenteve drejtuese të Policisë së Përgjithshme, që i qëndronin “gati-tu” duke mos e prekur, duke informuar paraprakisht për çdo aksion policor e denoncim të banorëve.

Policia i ka arrestuar disa anëtarë të fisit “Rraja” e kamikazë të tyre, por si përherë, lejoi të arratisen vëllezërit, nipërit dhe djemtë e deputetit që janë koka e kësaj bande, pastaj i shpalli në kërkim e po aktron me thirrje të vetë-dorëzohen.

Policia dhe prokuroria, njoftuan se kanë nisur hetimet për dhunën e tyre barbare e kanë bllokuar guroren në Borizanë, por kanë lënë jashtë dosjes së hetimit, disa prova nga aktiviteti në këtë gurore, që ishte pa leje e jashtë sistemit tatimor.

Kanë lënë jashtë hetimit, faktin që Bashkim Ulaj i kompanisë “Gener 2”, në shkelje të plotë ligjit për nën/kontraktimet i kishte dhënë fisit “Rraja”, akses për furnizimin me çakëll dhe kryeje punimesh të nën/shtresës së rrugës Thumanë- Kashar.

Jashtë hetimit është lënë dhe ky krim: Informacioni i SHISH me Nr. 1123/1,2,3, datë 7 janar 2023, dërguar Policisë së Shtetit, Anti-terrorit dhe Anti-krimit, sipas të cilit, firma “Gener 2” e rrugës “Thumanë- Kashar”, i jepte ilegalisht fisit “Rraja”, nga 350 kilogramë në javë për të bërë shpërthimet në guroren që e furnizonte me çakëll.

Pra, firma “Rraja Ndërtim Sh.p.k” regjistruar në QKB  më 24 maj 2021, nuk kishte leje minerare për gurore, por ushtronte aktivitet enkas për rrugën e “Gener 2” në Thumanë- Kashar, dhe kjo firmë i jepte ilegalisht dinamit, kapsolla e fitil shpërthyer.

Fisi “Rraja”, nuk ka leje as për gurore e as për importim, magazinim e përdorim lëndësh plasëse, sepse janë me precedentë të rëndë penal, por përdorte nga 50 kilogramë lëndë plasëse në ditë, nga 200 kapsolla detonatore, nga 300 metër linear fitil e 3 pajisje shpërthimi.

Këto i merrte nga firma “Gener 2”, e cila ka leje për import, magazinim e përdorim lëndësh plasëse, prandaj sipas Ligjit Nr. 9126, datë 29.7.2003 "Për përdorimin civil të lëndëve plasëse", policia e prokuroria duhet t’i shtojnë dosjes hetimore dhe burimin e furnizimit me lëndë e materiale plasëse për guroren pa leje.

Madje hetimit, duhet t’i shtohet dhe mashtrimi, që lëndën e parë çakëll dhe punimet për nën/shtresën e rrugës “Thumanë- Kashar” i ka kryer firma “Rraja Ndërtim”, por Bashkim Ulaj i ka deklaruar sikur i kryente firma e tij “Gener 2”.

Pa harruar faktin, që banda “Rraja” e veshur me uniforma policie private, është përdorur për dhunë nga Bashkim Ulaj, edhe kundër banorëve protestues të Bërxullës./Pamfleti

shish banda "rraja" "gener2" dinamiti

Lini një Përgjigje