Objekti i kontratës 10-vjeçare deri në vitin 2032, në këtë sipërfaqe pylli në Krastë të Krujës, është aktiviteti për mbarështimin e florës së egër dhe kultivim bimëve të ndryshme të zonës, por mbollën bimë droge, ndërsa policia deklaron se gjoja nuk i di cilët janë kultivuesit, kur dihet cilët e kanë marrë këtë sipërfaqe nga Bashkia...
Deri më 14 maj kur ishin zgjedhjet lokale, policia e shtetit nuk veproi për të asgjësuar drogën e mbjellë në Krujë, jo se nuk kishte forca, por sepse nëpërmjet denoncimeve të banorëve, mësoi se parcelat e mbjella ishin të grupeve kriminale, biznesmenëve e individëve.
Ndërsa policia lokale që ishte në shërbim të tyre dhe Kryetari i Bashkisë, Artur Bushi, i arrestuar 3 herë në Itali për trafikim kokaine, nuk lejonte Policinë Bashkiake e Policinë Pyjore, t’i raportonin dhe asgjësonin bimët narkotike, mbasi kultivuesit mblodhën vota për të.
Nga aksionet e zhvilluara deri tani me shërbimet e huaja partnere, në rrethin e Krujës janë zbuluar 67 parcela me drogë, 9 prej të cilave me sipërfaqe nga 1500 m2 deri 2000 m2, i përkasin familjarëve të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Hapësirat e zbuluara me drogë të familjes “Rraja”, janë mbjellë në pyllin e Parkut Natyror të Krastës, brenda të cilit ka parcela të tjera të mbjella prej tyre, por policia nuk po ua prek, megjithëse i ka evidentuar dhe e di ku ndodhen e të kujt janë.
E vërteta është, se familja “Rraja” nuk e ka zaptuar me forcë pyllin e Krastës në Krujë, por ia ka dhënë me kontratë krye bashkiaku Artur Bushi më 23 dhjetor 2021, nëpërmjet një ankandi ku mori pjesë vetëm firma “Rraja Ndërtim Sh.p.k”, me pronar Përparim Rraja, vëllai në kërkim policor i deputetit Rrahman Rraja.

Sipas kontratës dhe njoftimit të fituesit të ankandit, ai ka marrë 5 hektarë pyll, tip koncesioni me qira për 10 vite, kundrejt vlerës totale 90 mijë lekë të vjetra në vit për krejt sipërfaqen, ose 7500 lekë të vjetra në muaj.
Objekti i kontratës 10-vjeçare deri në vitin 2032, në këtë sipërfaqe pylli në Krastë të Krujës, është aktiviteti për mbarështim të florës së egër dhe kultivim bimësh të ndryshme të zonës, por mbollën drogë, ndërsa “kafshët e egra” ishin barbarët e familjes “Rraja”, punonjësit e kultivimit të drogës dhe rojet e armatosura të parcelave të mbjella.
Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, personazh me 3 emra kur është arrestuar për drogë në Itali, ka dijeni të plotë që brenda 5 hektarëve të pyllit që i dha familjes “Rraja” me qira, janë mbjellë parcela me drogë, sepse në fakt për këtë qëllim ia dha.
Ndërsa policia, përveçse nuk po asgjëson parcelat e tjera të bandës kriminale “Rraja”, nuk po bën publike, as faktin që 9 parcela të asgjësuara i përkasin kësaj bande, por deklaroi se gjoja nuk janë zbuluar kultivuesit, kur dihet që sipërfaqet janë marrë me qira bashkiake prej familjes “Rraja”
Përveç kësaj sipërfaqeje, në të njëjtën datë e me ankand pa garë, krye-bashkiaku Artur Bushi i ka dhënë edhe 33 parcela të tjera në pyllin e Krastës me sipërfaqe totale 274 hektarë, firmës “AlbKalustyan” të Ernik Hysenaj nga Tropoja dhe një egjiptiani me shtetësi amerikane, për gjoja mbledhje frutash e bimësh të egra, për të cilën do flasim në vijim, mbasi edhe brenda saj janë gjetur shumë parcela me drogë./Pamfleti
Lini një Përgjigje