Përveç këtij dokumenti, SPAK ka në dorë dhe 262 veprimet false me ALUIZNI dhe Kadastrën e Vlorës për 600 hektarë toka që krye-grabitësi Artur Shehu ka kryer me prokurat e dyshimta paralele nëpërmjet falsifikatorit Pëllumb Petritaj dhe Leonard Bishaj, ortakut të kompanisë “Casino Italia” të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”...
Drejtësia shqiptare e ka hedhur në kosh dosjen e krimeve të Artur Ramis Shehut, për grabitjen e afro 600 hektarë toka shteti e privatësh në Vlorë, Himarë, Karaburun, Orikum, Nartë e Pishë-Poro, duke falsifikuar vendime komisionesh të Ligjit 7501, akte dhurimi, trashëgimie, shit-blerjesh, harta, akte ekspertimi e vendime gjyqësore.
Pas nisjes së hetimit edhe për përfshirje në vrasje, peng marrje e grabitje me dhunë gjatë vitit 1997; në vitin 2000, Artur Shehu pagoi dhe mundi të arratisej në Greqi e prej andej në Florida, ku sipas mediave amerikane ka blerë dhjetëra pasuri të paluajtshme e bën jetë sheiku.
Megjithëse në Florida, Artur Shehu vazhdoi operacionin e grabitjes së tokave, duke përdorur dy bashkëpunëtorët e tij që i la në Vlorë dhe i financonte për skemat e falsifikimit e mashtrimit, konkretisht Pëllumb Petritaj e Leonard Bishaj.
Këta kanë realizuar gjithë pazaret me gjyqtarë, prokurorë, shefa policie, kryetarë bashkie, komunash, drejtorë ALUIZNI, Kadastre, drejtues prefekture dhe krejt dokumentet false që janë pranuar si të ligjshme nga institucionet shtetërore.
Në dosjen e QKB, të firmës “ADHENIS” të krijuar më 20 prill 2020, me të cilën ka marrë lejen për hotelin 50 metër brenda në det buzë Lungomares në Vlorë; deri më 28 qershor 2023 figuronte Prokura e firmosur nga Artur Shehu, për t’u përfaqësuar në Shqipëri nga Leonard Bishaj.
Por dy ditë pas shkrimit të publikuar nga “Pamfleti” për krimet e Artur Shehut me tokat dhe për lejen e hotelit që i dha Babloku, QKB e ka hequr Prokurën nga dosja e firmës “ADHENIS”, për shkak të akt-noterizimit që ishte fotokopje false, por “Pamfleti” e mori më parë dhe po e publikon.
Sipas dokumentit zyrtar, Prokura e Përfaqësimit Nr. 203, dhënë në emër të Leonard Bishajt, rezulton se është firmosur me 12 gusht 2016 nga mafiozi Artur Shehu në qytetin Nicë të Francës, në adresën: 12 Boulevard de la Republique 06240-Beausoleil”, që është adresë e hotel “Azur”.

Pra, për të noterizuar këtë Prokurë, në Nicë të Francës ka shkuar Artur Shehu nga Florida e SHBA dhe noterja Majlinda Pernoci nga Shijaku, e cila deklaron se aktin noterial e ka kryer atje, por ka dyshime, që asnjë prej tyre nuk ka qenë në Francë e akti noterial është sajuar në Shqipëri.
Emri dhe firma e Artur Shehut janë fotokopje. Sipas regjistrit noterial Kombëtar, në datën 12 gusht 2016 nuk ka asnjë procedurë të kryer në Francë. Në dokument, noterja nga Shijaku nuk deklaron shkakun e hartimit të aktit noterial në Francë dhe nuk deklaron adresën e shtetit, qytetit e banimit të Artur Shehut në SHBA, megjithëse e detyron ligji “Për noterinë”.

Falsiteti i këtij akti-noterial të bërë në Shqipëri, vërtetohet dhe nga ky fakt: në muajin gusht 2016, mafiozi Artur Shehu ka qenë emigrant ilegal në SHBA dhe nuk mund të dilte jashtë saj e të shkonte në Francë për akt-noterial, se po të ishte i ligjshëm, vinte e bënte në Shqipëri.
Një tjetër indice, është kjo: të gjithë aktet noteriale, përfaqësuesi i Artur Shehut, i ka bërë te noterët e Vlorës, ndërsa vetëm Prokurën e Përfaqësimit, gjoja e bëri në Francë me noteren e Shijakut, e cila duhet të sqarojë nëse ka qenë atje apo jo. Kaq për sot./Pamfleti
Lini një Përgjigje