Në sallë, kishte ata që kanë firmosur vjedhjet e falsifikimet e pronave, ndërsa ndjesën e tij, Babloku e mbylli duke quajtur “ujqër” zyrtarët e Kadastrës. Kjo është hipokrizi, mbasi kreun e “tufës së ujqërve”, Artan Lamen, pas shkarkimit nuk e çoi në SPAK...
Drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, duke parë katrahurën e krijuar nga Artan Lame dhe praktikën e sekserizimit të deputetëve, ministrave, krye policëve, krye bashkiakëve, oligarkëve e “të fortëve”, këmbënguli që shërbimi kadastral të kalojë nëpërmjet sistemit e-albania”.
Por edhe këtë zgjidhje, kryeministri Edi Rama e shoqëroi me një gjoja ndjesë për masakrën në Kadastër, që realisht ishte tallje me qytetarët, duke aktruar sikur nuk e ka ditur, që ALUIZNI dhe Kadastra janë gropat më të mëdha të krimit e korrupsionit me pronat në 10 vitet e pushtetit të tij.
Po ndalemi në 3 momente hipokrizie nga ndjesa që kërkoi kryeministri dhe në 3 realitete:
Deklarata e parë e Bablokut/ - Aktori kryesor i gjithë kësaj historie të zymtë në Kadastër është korrupsioni, që e ka penguar të bëhet ajo që duhet të jetë, banka e sigurt e shqiptarëve”.
Mirëpo masakrën dhe korrupsionin në Kadastër nuk e bënë “ufot”, por drejtorët qendrorë, sidomos Artan Lame dhe drejtorët rajonal, të cilët pasi arrestoheshin e shkarkoheshin për akte krimi me pronat, liroheshin më ndërhyrje dhe emëroheshin në poste të tjera.
Siç është rasti i ish-Drejtorit të ALUIZNI-Vlorë dhe drejtues zonal i PS, Egon Velaj, i cili 3 ditë pasi u dënua me burg për krime pronash, me urdhër të Bablokut, u emërua Drejtor i Paraburgimit të Vlorës, ndërsa tani është emëruar specialist në Bashki, por edhe i 42 drejtorëve të ndërruar 7 vitet e fundit në Kadastrat Vlorë-Sarandë, Durrës-Fier-Tiranë-Elbasan.
Deklarata e dytë e Bablokut/ -“Kadastra është marrë peng nga deputetë, ministra dhe kryetarë bashkish, duke e penguar që të funksionojë si institucion i pasurive të paluajtshme të shqiptarëve. Nuk e di a u vjen turp atyre, por mua më vjen turp”.
Mirëpo kryeministri u bë aq qesharak e i pabesueshëm, sa sallën ku mbajti fjalimin e ndjesës për masakrën në Kadastër, e kishte mbushur me ata drejtorë, ministra, deputetë, krye bashkiakë e zyrtarë të PS, që kanë firmosur falsifikimet e pronave dhe kanë sekserizuar vjedhjen e tyre.
Deklarata e tretë e Bablokut/ - “Me gojën plot dhe kokën ulur, sot është dita për t’i kërkuar ndjesë të madhe në emër të PS të gjithë atyre që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër dhe pres që shkaktarët të japin dorëheqje”.
Pyetje: - Përse duhet t’u bëhet thirrje për dorëheqje, kur ata duheshin shkarkuar me kohë, duheshin përjashtuar përgjithmonë nga administrata publike e duheshin çuar para drejtësisë?
Por prej 10 vitesh, ata janë në Kadastër e do vazhdojë të jenë, sepse kanë qenë makineria e falsifikimit dhe vjedhjes së pronave me urdhër të Bablokut, ministrave e deputetëve, në favor të tyre, oligarkëve e kriminelëve.
Ndjesën e tij, Babloku e mbylli duke i quajtur “ujqër” zyrtarët e Kadastrës, por edhe kjo është hipokrizi para shqiptarëve, sepse kreun e “tufës së ujqërve” të Kadastrës, Artan Lame, pas shkarkimit nuk e çoi në SPAK, por e ka marrë këshilltar për pronat në kryeministri./Pamfleti
Lini një Përgjigje