TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia30 Qershor 2023, 09:58

Njësia anti-mafia e SHBA përjashton Policinë e SPAK nga hetimet e zyrtarëve të lartë dhe miqve të tyre

Shkruar nga Pamfleti
Njësia anti-mafia e SHBA përjashton Policinë e SPAK nga hetimet e
Foto Ilustruese

Dështimi i disa aksioneve të përbashkëta, si largimi Talo Çelës nga hotel “Victoria” i trafikantit Ervin Mata; arratisja e Trifon Muratit të “Bana King”; Amant Josifit të Call-Center dhe bandave të Niklës e Elbasanit disa orë para arrestimit, i ka bindur partnerët amerikanë, se policia e SPAK janë në shërbim të bosëve të krimit që kanë lidhje me politikanët...  

Dështimi i shumë aksioneve policore të përbashkëta me strukturat homologe të SHBA-BE, si largimi Talo Çelës nga hoteli “Victoria” i trafikantit Ervin Mata; arratisja e Trifon Muratit të “Bana King”; Amant Josifit të Call-Center dhe bandave të Niklës e Elbasanit disa orë para arrestimit, i ka bindur partnerët e antimafias së SHBA, se policia e SPAK janë në shërbim të bosëve të krimit që kanë lidhje me politikanët e lartë.

Duke respektuar këtë bindje, njësia speciale amerikane Anti-mafie (“Mburoja e Përbashkët”) që është vendosur e vepron në Shqipëri, ka filluar të mos angazhojë Policinë Shqiptare dhe SPAK-un, në hetimet që bën për zyrtarë të lartë shteti dhe familjarë, miq e ortakë të tyre, sidmos ku cënohen interesat e Shtetit Amerikan.

Sa për saktësim, njësia speciale amerikane Anti-mafie (Mburoja e Përbashkët), është vendosur në Shqipëri, si “Taskë Forcë Elitare”, për operacione kundër drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, mashtrimit me pasaporta, kontrabandës e transfertave financiare të aktiviteteve kriminale.

Kjo njësi, është në kontakt konfidencial, vetëm me Shërbimin Diplomatik Amerikan të Sigurisë, të quajtur “Zyra e Hetimeve Kriminale në Ambasadën Amerikane në Shqipëri, por ka dhe marrëveshje bashkëveprimi me Policinë  Shqiptare e SPAK-un.

Por siç duket, për shkak të shumë hetimeve të dekonspiruara e aksioneve të dështuara disa orë para finalizimit, si politikanë të lartë e individë të lidhur me ta, Njësisë Elitare Amerikane Anti- mafie i është lëkundur besimi te pala shqiptare.

Rast konkret i dekonspirimit të policisë e drejtësisë shqiptare në favor të personazheve të krimit, është shtetasja amerikane Kelly Grigg, arrestuar në Sarandë më 23 shkurt 2023, për veprën penale trafik droge e mashtrim, duke u hequr si agjente e CIA dhe zyrtare e DASH.

Gjykata e liroi atë me garanci pasurore e detyrim paraqitje 2 herë në javë, ndërsa apeli vendosi “Arrest në burg” dhe me procedure esktradimi në SHBA, por më 14 qershor 2023, kur agjentët e njësisë “Joint Shield” dhe Policia shkuan të ekzekutonin vendimin, mashtruesja amerikane Kelly Grigg ishte nga larguar para arrestimit, me kalim të lirë nga Rinasi.

Por nuk dështoi operacioni i datës 18 qershor, për arrestimin e grupit të Korçës që prodhonte Pasaporta Diplomatike Amerikane, sepse agjentët e njësisë “Joint Shield” e bënë hetimin të mbyllur, pa vënë në dijeni policinë shqiptare e SPAK-un, ndërsa arrestimet i bënë bashkë.

Tregues mosbesimi të plotë te policia dhe strukturat shqiptare të hetimit, tregoi edhe thirrja e DEA-Amerikane, drejtuar shqiptarëve më 6 mars 2023, që çdo informacion për kultivim e trafik droge dhe pastrim parash, ta çonin te zyra që DEA ka hapur në Tiranë./Pamfleti

njësia amerikane anti mafia spak hetime zyrtarëve të lartë

Lini një Përgjigje