
Para 1 jave, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi falënderoi grupin mafioz ruso- estonez “IuteCredit”, “për punën e shkëlqyer që po bën në Shqipëri”; kur e vetmja “punë e shkëlqyer” e kësaj bande, është pastrimi i parave të kokainës, kontrabandës e korrupsionit dhe zhvatja e shqiptarëve nëpërmjet mashtrimit me kredi fantazma...
Grupi mafioz “IuteCredit”, me administrator krye mashtruesin Akan Ajdini dhe pronar një rrjet ruso-estonez të lidhur me Guvernatorin e Bankës së Shtetit, Gent Sejko, kanë krijuar e po përdorin në Shqipëri, një rrjet mashtruesish, për të futur në kurth e zhvatur shqiptarët, me shitje ilegale pajisjesh elektro shtëpiake, orendi e produkte të çdo lloji.
Një prej tyre, është Stiljano Hyrjet Merkohitoj, mashtruesi i fshesave elektrike “Ritello”, bashkëpunëtori i ngushtë e aktiv i “IuteCredit”, i cili prej 6 vitesh, pa licencë por i lejuar nga tatimet dhe Banka e Shtetit, ka vepruar si kompani tregtare e agjenci bankare.
Prej kaq vitesh, ky mashtrues nga Dukati i Vlorës, së bashku me një grup çunash e gocash, telefonojnë qytetarët, u shkojnë në dyert e shtëpive dhe i joshin me reklama të shitjeve online.
Pas qindra denoncimeve të bëra në polici e kallëzimeve në prokurori, Stiljano Merkohitoj nuk është prekur prej anti-krimit e drejtësisë, megjithëse ka ushtruar kontrabandë mallrash e tregti në të zezë, pa paguar asnjë qindarkë në shtet e duke zhvatur qytetarët.
Në “Pamfleti” kanë ardhur dokumente zyrtare, që ky person ka ushtruar veprimtari të tillë nga janari 2016 e deri më 6 maj 2023, kur me emrin e fshesave elektrike “Ritello” që ka tregtuar prej 6 vitesh pa licencë e online, ka krijuar firmën “Ritello Albania sh.p.k”.

Vërtetë që para 40 ditësh ka marrë licencë, por këtë logo, mashtruesi Stiljano Merkohitoj po vazhdon ta përdorë në shërbim të grupit mafioz “IuteCredit”, për të futur në kurth qytetarët, me premtimin e shitjes së fshesave “Ritello”, me këste nëpërmjet kredive zhvatëse te “IuteCredit”.
Qytetarët kanë dëgjuar ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, që tha se “firmat e shitjeve online janë plotësisht në kontroll nga shteti e janë të sigurta”; dhe po vazhdojnë të bien viktimë e mashtruesit Stiljano Merkohitoj të fshesave elektrike “Ritello”.
Para 1 jave, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi falënderoi grupin mafioz ruso- estonez “IuteCredit”, “për punën e shkëlqyer që po bën në Shqipëri”; kur e vetmja “punë e shkëlqyer” e kësaj bande, është pastrimi i parave të kokainës, kontrabandës e korrupsionit dhe zhvatja e shqiptarëve nëpërmjet mashtrimit me kredi fantazma, krime të cilat i ka denoncuar disa herë deputeti Erjon Braçe në parlament.
Një ndër skemat mashtrimit me kredi, “IuteCredit” po e realizon nëpërmjet mashtruesit nga Vlora, Stiljano Merkohitoj, i cili josh qytetarët për blerje fshesash elektrike “Ritello”e pajisjesh të tjera me vlerë 1000 Euro me këste.

Ndërsa pas 1 muaji, Stiljano Merkohitoj u kërkon blerësve nga 2500 Euro, duke u paraqitur një kontratë kredie nga “IuteCredit”, të cilën nuk e kanë kërkuar dhe nuk e kanë firmosur qytetarët, por në emër të tyre e ka marrë dhe e ka firmosur ky mashtrues e falsifikator./Pamfleti
Lini një Përgjigje