Do veprohet, tamam si me mjekët, infermierët dhe sanitarët e shtetit, që po përdoren në PPP-në 10-vjeçare të Check-up, të cilët i paguan Ministria e Shëndetësisë, ndërsa Vilma Nushi vazhdon merr 13 milionë Euro neto çdo vit
Para një jave, Babloku shpalli PPP-të e kultivimit të kanabisit, ndërsa para 2 ditësh, shpalli projektin që procedurat e tenderëve, ankandeve të shitjes e kontratave të pasurive shtetërore t’i bëjë privati, projekt i pa aplikuar as nga qeveritë e vendeve të Botës së Tretë.
Pra, pavarësisht farsës me gjoja konsultim publik, Babloku ka vendosur që tenderët të mos i bëjë më Presidenca, Kuvendi, kryeministria, ministritë, bashkitë, drejtoritë e rrugëve, energjisë, shëndetësisë, bujqësisë, porteve, FZHSH-së, policisë, ushtrisë, arsimit, turizmit, kulturës etj.
Por do t’i jepen si shërbim privatit me PPP, sipas sektorëve të ekonomisë e shërbimeve, të cilat do vendosin kur do bëhen, kujt firme do t’i jepen e me çfarë vlere financiare do të bëhen, ndërsa institucionet do caktojnë vetëm fondet limit të projekteve.
Pra, nuk është një masë administrative e ligjore për të evituar korrupsionin nga drejtuesit dhe zyrtarët e institucioneve, por PPP e plotë, nëpërmjet të cilës koncesionarët privatë do marrin 1% të vlerës së fondit limit për çdo tender që do bëjnë dhe 2% të vlerës së çdo ankandi e koncesioni.
Babloku po e servir këtë projekt-ligj, si mundësi të sigurt për evitimin e korrupsionit, kur vetë kjo PPP e realizimit të tenderëve nga privati, është aferë korrupsioni, plotësisht vjedhje e fondeve publike, që pa asnjë dyshim është paracaktuar se cilit do t’i jepet.
Themi është aferë korrupsioni, për t’i dhuruar privatit 1% të fondit të tenderëve që do bëjnë dhe 2% të vlerës së ankandeve shitje-qira, mbasi shteti në 3200 institucione e ente publike, ka 13 mijë e 140 zyrtarë që merren vetëm me tenderët.
Sipas projekt-ligjit, privati do ketë vetëm licencën PPP-së për të bërë tenderët, ndërsa punonjësit e shtetit që deri tani merrem me tenderët, do paguhen nga shteti, por do jenë në shërbim të privatit, për të bërë të gjitha procedurat paraprake.
Do veprohet, tamam si me mjekët, infermierët dhe sanitarët e shtetit, që po përdoren në PPP-në 10-vjeçare të Check-up, të cilët i paguan Ministria e Shëndetësisë, ndërsa Vilma Nushi vazhdon merr 13 milionë Euro neto çdo vit.
Edhe pse flitet, se kjo PPP po bëhet për të evituar korrupsionin e zyrtarëve, ky është mashtrim, mbasi fondet limit do t’i caktojnë drejtuesi, si dhe do kenë në dorë kontrollin e zbatimit të projekteve, ndërsa privati do ndajë tenderët sipas pazareve.
Që do të thotë, se është skemë e Bablokut për të përqendruar tenderët e ankandet në një dorë jashtë zyrave të shtetit, por edhe krijon imazhin, sikur nuk do ketë korrupsion në qeveri, ngaqë tenderët nuk i bën më qeveria.
Për të shmangur biznesmenët që koncesionari nuk do t’u japë tenderë, Babloku ka parashikuar edhe këtë bllokazh: nuk do kenë të drejtë ankimimi në Komisionin e Prokurimit Publik, as nëse tenderi u jepet atyre me oferta më të larta e me 100% të fondit limit./Pamfleti
Lini një Përgjigje