TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Qershor 2023, 17:27

“Avokoti i famshëm” Ido Manekuta humb gjyqet me Pamfletin

Shkruar nga Pamfleti

 

“Avokoti i famshëm” Ido Manekuta humb gjyqet me Pamfletin
Ido Manekuta

“…Berberi që rroi mbrenë;

Erdhi rroi Sabri benë;

“… O berber, të keqen-o!

me ngadalë me briskun-o!

Në korridoret dhe zyrat e komisariateve, prokurorive e gjykatave, vjen vërdallë një 72-vjeçar me ecje stil “gjel deti” e çantë në dorë, i cili, kur e thërrasin “Ido” skuqet spec, ul kokën e bënë sikur nuk dëgjon, ndërsa kur e thërrasin “Avokat”, krekoset e të hedh duart në qafë, duke të pyetur: - A ke hall të fitosh gjyqin?

Bëhet fjalë për Idajet Beqirin, të cilin brezi i tij e njeh si “Ido Manekuta”, pseudonim i 53 viteve më parë nga ish-sigurimi i Shtetit kur e rekrutoi si spiun 19-vjeçar, duke i bashkuar përkëdhelinë e emrit “Ido”, emrin e babait “Mane” dhe emrin e fshatit të lindjes “Kuta” në Fier.

Ndërsa në dosjet e policisë, prokurorisë e deri në Gjykatën e Lartë, Idajet Beqiri figuron i dënuar me burg për falsifikime dokumentesh e vendimesh gjyqësore, në favor të familjarëve të dashnores mjelëse lopësh në Fushë-Krujë, kur ishte Kryetar i Gjykatës së Krujës para vitit 1990.

Pas disa burgosjeve e dënimeve në mungesë në vendet e BE dhe person i sanksionuar nga SHBA, Ido Manekuta iu fut rrugës së “avokatisë, ekspertit juridik e analistit të pavarur politik” nëpër mediat e PS, ku krekoset sikur di gjithçka, por thotë vetëm ato që e porosisin padronët.

Për t’u dukur babaxhan, popullor e humanist, avokati Ido Manekuta merr edhe procese policore, hetimore e gjyqësore pa pagesë, ndërsa hallexhinjtë e besojnë, në çdo seancë i mbajnë çantën në krahë i japin dreka, darka e damixhanë me raki deri ditën që humbasin gjyqet.

Sepse nuk e dinë, që avokati Ido Manekuta, nuk ka fituar as gjyqet me pagesa të majme, që ka mundur t’u marrë biznesmenëve, kriminelëve e trafikantëve, dhe  jo më të fitojë gjyqe veresie.

Madje nuk e dinë, që ky lloj avokati, nuk ka fituar as gjyqet për hallet e tij; si p.sh., në 20 vitet e fundit, Ido Manekuta ka bërë 12 herë përpjekje me rekurse e lëpirje te krerët e pushtetit që i shërben, për të hequr damkën e tij si i dënuar me burg, për mashtrim e falsifikim vendimesh në favor të dashnores mjelëse, kur ishte Kryetar i Gjykatës së Krujës, por ka dështuar.

Në 115 raste, të pandehurit nuk e kanë pranuar Ido Manekutën, as si avokat kryesisht të vendosur nga trupat gjyqësore, mbasi e dinë që ai nuk fiton asnjë gjyq.

Por si pensionist, sa të vërdalliset kot, gruaja e urdhëron të jetë avokat rezervë për të marrë pagesën 3000 lekë, madje me aq poshtërim, sa dhe avokatët që nuk duan të jenë në gjyqe pa leverdi u thonë gjykatave të caktojnë Idon për sevap.

Së fundi, “avokoti i famshën”, humbi dy gjyqe me Pamfletin. Kaq për sot! /Pamfleti

ido manekuta idajet beqiri pamfleti gjyqe

Lini një Përgjigje