Patenta të blera, rekorde aksidentesh; SPAK duhet të hetojë këtë grup të strukturuar kriminal...
Krushku Qemal Musta është dënuar me 2.6 vite e 9 milionë lekë gjobë për mashtrim me kurset e shoferëve, për falsfikime dosjesh të patentave e korruptim të zyrtarëve dhe për joshje seksuale të kursantes Elona P., në këmbim të tarifës së kursit dhe lejes së drejtimit pu u futur në testim, por ajo refuzoi dhe e kallëzoi penalisht...
Fuqinë e pushtetit të Rakip Sulit si sekser i besuar i Bablokut, po e shfrytëzon edhe krushku i tij, Qemal Musta, pronar i autoshkollës “Miri-91”, për të bërë miliona të shpejta, pa shpenzime e në shkelje të ligjit për kategoritë e lejeve të drejtimit dhe me pasoja për jetën.
Këtë fuqi të Rakip Sulit, krushku burgaxhi Qemal Musta e ka bashkuar nëpërmjet pazareve, me fuqinë e drejtorit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, me të cilin po bën të gjitha poshtërsitë e njohura, që bëhen me lejet drejtimit nga pronarët e autoshkollave.
Abuzimet e autoshkollës “Miri-91” të Qemal Mustës, fillojnë me tolerimin që i bën Blendi Gonxhe, për të mos patur numrin e instruktorëve të praktikës, mësuseve të teorisë, numrin dhe llojin e mjeteve të aftësimit e madje nuk ka as drejtues teknik.

Referuar regjistrit të tatimeve, autoshkolla “Miri-91” ka vetëm 3 punonjës, konkretisht krushkun e Rakip Sulit si instruktor Qemal Musta, krushkën Fitie Musta administratore të autoshkollës dhe kunatën Nexhmija Hysa instruktore por që nuk jeton në Shqipëri, të tre me paga 30 mijë lekë.

Sipas licencës së biznesit me Nipt: L 52226005 M, autoshkolla “Miri-91” është e certifikuar për të dhënë vetëm leje drejtimi “A2” e “B”, që janë për motor dy-rrotësh kategoria L3, motor me kosh kategoria L4, automjete deri 3500 kilogramë e me 8+1 vende udhëtarësh.
Mirëpo, autoshkolla “Miri 91” e krushkut të Rakip Sulit, në pazar me Blendi Gonxhen jep edhe leje drejtimi të kategorive “AM”, “A1”, “A”, “B1”, “B”, “BE”, “C1”, “C1E”, “C”, “CE”, “D1”, “D1E”, “D” dhe “DE” çdo lloj mjeti rrugor e bujqësor, paçka se nuk ka instruktorë praktike, mësues klase teorike dhe as lloje e numër mjetesh, madje ka vetëm 3 mjete dhe 1 klasë sa 60% e sipërfaqes së standardit ligjor e pa bazë mekanike demonstruese.
Megjithëse si instruktorë ka regjistruar veten e kunatën, të dy nuk kanë dëshmi profesionale si mësues teorie (inxhinier), ndërsa realisht përdor shoferë jashtë autoshkollës e pa certifkata.
Madje, drejtor Blendi Gonxhja, i pranon autoshkollës “Miri-91”, shkresa zyrtare të firmosura nga Saimir Musta, djali i pronarit, i cili nuk është pjesë e stafit të autoshkollës, por Përgjegjës i Sektorit të Përzgjedhjes e Miratimit të Projekteve në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural.
Ashtu si deri më 2018, edhe prej muajit janar 2018 e në vazhdim, Qemal Musta me autoshkollën “Miri-91” dhe me mirësinë e Blendi Gonxhes, ka hapësirë të lirë e të plotë, për të futur në testim persona që nuk kanë bërë asnjë orë kurs praktik e teorik, dhe i pajisë me leje drejtimi duke i paraqitur fiktivisht te komisioni shtetëror i drejtorisë së Gonxhes.
Për këto falsifikime me lejet drejtimit, për mashtrim e vjedhje vlerash financiare dhe ryshfete në bashkëveprim me shefat e patentave, Qemal Musta i autoshkollës “Miri-91” është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg dhe 9 milionë lekë.
Sepse kishte 113 denoncime, ndërsa dy shtetas bënë kallëzime; konkretisht Ardjan Miceli, i cili pagoi te autoshkolla “Miri-91” pa shkuar në kurs, kaloi fiktivisht dhe testin teorik, por nuk e futën te testi praktik, mbasi krushku i Rakip Sulit i kërkoi edhe 100 mijë lekë të tjera.

Kallëzimi i dytë, u bë nga zonja Elona P…, e cila pagoi shumën e kërkuar për të marrë patentën pa shkuar në kurs dhe as në testim te komisioni i Drejtorisë së Transportit, por nuk e mori dot.
Ndërsa pronari Qemal Musta, premtoi t’i jepte patentën pa paguar lekë, në këmbim ta favoreve seksuale, duke tentuar ta joshte e ta mbante në makinën e tij “Mitsubishi" me targë “TR 0446 A”.
Edhe një fakt/ Pasojat e patentave fiktive e false që ka dhënë krushku i Rakip Sulit në pazar me Blendi Gonxhen, kanë këtë tregues tragjik: 13 drejtues mjetesh kanë humbur jetën në aksidente për shkak të paaftësisë drejtuese të mjeteve, ndërsa 16 të tjerë kanë mbetur invalid, por duke shkaktuar dhe humbjen e jetëve për 9 persona të pafajshëm.
Ndëkohë që në 4 vitet e fundit, 11% të aksidenteve rrugore në shkallë vendi, i kanë shkaktuar drejtues mjetesh që kanë marrë leje drejtimi nga autoshkolla “Miri-91” e krushkut të Rakip Sulit dhe pazaraxhiut të Blendi Gonxhes./Pamfleti
Lini një Përgjigje