TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Qershor 2023, 10:36

SPAK nuk e ka “shënjestrën” te kokat e politikës por te cironkat

Shkruar nga Pamfleti
SPAK nuk e ka “shënjestrën” te kokat e politikës por
Altin Dumani

Sa herë që Berisha, Meta e Rama akuzohen nga mediat, ose aktrojnë me akuza ndaj njeri-tjetrit, dalin i bëjnë ftesë SPAK-ut që t’i hetojë; kur SPAK ua ka dosjet për vilat, pallatet, kullat, 21 janarin, Gërdecin, grabitjen e kompleksit “Partizani”, CEZ-DIA, landfillet, PPP-të dhe ortakëritë me oligarkët rusë, serbë, turq e kinezë... por nuk i prek.

Ditën hënë, tre sundimtarët e politikës, bënë këto deklarata e thirrje në adresë të drejtësisë:

- Edi Rama tha në sallën e festës së 32-vjetorit të PS, se arritja e pushtetit të tij, është fakti që drejtësia ka arrestuar zyrtarë të qeverisë dhe i bëri thirrje të godasë ata që dalin nga rruga e ligjit.

- Sali Berisha, pasi përsëriti refrenin, që drejtësia nuk ka asnjë provë korrupsioni e krimi për të dhe familjarët e tij, i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë çdo qindarkë e pasuri të tij, vajzës, djalit e gruas.

- Ilir Meta, pasi denoncoi korrupsionin dhe pastrimin e parave që bën Edi Rama me ministrat, oligarkët, trafikantët, deklaroi pastërtinë e pasurive të tij, duke i bërë thirrje SPAK-ut ta hetojë.

Mirëpo, Edi Rama, në krahë te festa e PS, kishte të gjithë “monstrat” e lidhur me grupet kriminale, trafikantët, kontrabandistët, pastruesit e parave, ndërsa në sallë ishin ministra, zyrtarë të lartë, deputetë biznesmenë, drejtorë e krye bashkiakë që duhej të ishin prej kohësh në burg.

Nga ana tjetër Sali Berisha, vazhdon hiqet i ndershëm, i pa korruptuar e i pa përfshirë në krime, kur vetë jeton në suitë në qendër të Tiranës e në vilë luksoze buzë detit; kur i biri dhe e bija kanë toka, apartamente, kulla, vila, llogari bankare e miliona në offshore, të siguruara edhe nga Gërdeci.

Edhe Ilir Meta, deklaron se ka vetëm 1 apartament banimi, por realisht ka pallate, troje, toka, vila luksoze në bregdet, llogari bankare, aksione në koncesione nafte, bakri, kromi, HEC-esh, pasuri të 3 fëmijëve në Londër, miliona Euro në parajsat fiskale e minierë ari në Kongo.

Pavarësisht se hiqen si “engjëj” e sikur nuk kanë vjedhur asnjë qindarkë, dihet që Berisha, Meta e Rama, janë bërë sheikë nëpërmjet korrupsionit, vjedhjeve, pastrimit të parave gjatë pushtetit, mbasi në vitin 1992 ata kishin vetëm nga 25% pasuri në apartamentet ku jetonin familjarisht.

Por pse guxojnë e dalin publikisht si “trima” përballë drejtësisë?

Sepse e dinë që SPAK-u, nuk guxon e nuk dëshiron të hetojë burimin financiar të sarajeve të Edi Ramës, pasuritë e gruas, udhëtimet personale e familjare nëpër botë, aferat e korrupsionit me PPP, koncesione, dhurimin e pronave të ushtrisë dhe  të tokave e plazheve publike në bregdet.

Si “trima” krekosen edhe Sali Berisha e Ilir Meta para SPAK-ut, Anti-krimit, Drejtorisë së Parandalim-Pastrimit të Parave e ILDKPI, sepse e dinë që nuk kontrollohen, nuk hetohen e nuk preken prej tyre, megjithëse u kanë dosjet e vjedhjeve dhe krimeve.

Jo se nuk ka ligj për të hetuar dhe çuar Sali Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën dhe familjarët e tyre në gjyq, por sepse janë këta që komandojnë dhe orientojnë SPAK-un, prokuroritë e rretheve dhe Anti-krimin se ku duhet të godasin për “gjueti shtrigash” e show sikur po luftohet korrupsioni.

Prandaj ata, sa herë akuzohen nga mediat, ose aktrojnë me akuza ndaj njeri-tjetrit, dalin i bëjnë ftesë SPAK-ut që t’i hetojë; kur  SPAK u ka dosjet për vilat, pallatet, kullat, 21 janarin, Gërdecin, grabitjen e kompleksit “Partizani”, CEZ-DIA, landfillet, PPP-të dhe ortakëritë me oligarkët rusë, serbë, turq e kinezë... por nuk i prek.

Madje guximi ka shkuar deri te Ilir Beqja, Belinda Balluku, Bledar Çuçi, Ogerta Manastirliu, Delina Ibrahimaj, Frida Krifca, Dritan Agolli i FSHZH, Evis Berberi i Rrugëve, Ergys Verdho i KESH etj., duku i bërë “ftesë”  SPAK-ut t’i hetojë megjithëse kanë bërë shumë zullume.

E ftojnë SPAK-un për hetime, sepse nuk kanë frikë prej tij, ngaqë nuk hetohen edhe sikur të djegin Shqipërinë, prandaj nuk ndalen në bëmat e tyre dhe janë të qetë, sepse e dinë që SPAK nuk e ka “shënjestrën” te ata, por te “cironkat”. /Pamfleti

spak shënjestra kokat e politikës cironka

Lini një Përgjigje