Prokurorë e gjyqtarë të SPAK dhe Gjykatës Speciale, që ulen në gjunjë para hajdutëve e trafikantëve të lidhur në afera me kupolën e pushtetit...
Edhe pse është në arrati si person në kërkim për aferën totale 430 milionë Euro me landfillet Tiranë, Elbasan e Fier; dy javë pas zgjedhjeve lokale, Klodian Zoto ka marrë çeqet e radhës 650 milionë lekë nga Belinda Balluku dhe 250 milionë lekë nga Emirana Sako e Bashkis Durrës.
Nuk është për t’u çuditur, mbasi përveç fuqisë diktuese ndaj pushtetit, hajduti Klodian Zoto, po tregon se dirigjon e urdhëron dhe veprimtarinë e drejtësisë së re, duke dhënë provat me zvarritjen hetimeve dhe proceseve gjyqësore për landfillet Fier e Elbasan.
Nuk është rastësi, që prej fillimit të proceseve gjyqësore, seancat janë shtyrë 10 herë për landfillin e Elbasanit dhe 10 herë për landfillin e Fierit, ku Klodian Zoto është koka e vjedhjeve nga 32 milionë Euro te secili, duke mos i kryer investimet.
Procesi gjyqësor për landfillin “Albtek Energy” të Elbasanit, ka filluar më 18 janar 2023, por është shtyrë më 3 shkurt, 21 shkurt, 2 mars, 16 mars, 30 mars, 7 prill, 20 prill, 3 maj dhe më 18 maj, kur SPAK dha pretencën për 10 të pandehurit
Gjykata vendosi, që vendimet të shpalleshin më 1 qershor, por e shtyu përsëri seancën dhe nuk dihet se kur do bëhet, ndërsa e vetmja gjë që dihet, është fakti se shtyrja e seancave është lojë e treshes SPAK-Gjykatë-Avokatë.
Madje nga 3 herë, seancat gjyqësore janë shtyrë, duke futur në lojë dhe policinë e shtetit, me justifikimet sikur gjoja kishte ngatërruar adresat e bashkëpunëtorëve të Klodian Zotos që janë me masë “Arrest shtëpie”.
Zinxhir shtyrjesh, nga seanca paraprake më 18 janar e deri sot, ka dhe për gjyqin e landfillit të Fierit, ku i pandehur kryesor është Klodian Zoto; konkretisht, shtyrë më 1 shkurt 2023, më 18 shkurt, 7 mars, 24 mars, 10 prill, 25 prill, 8 maj, 23 maj e 29 maj.
Edhe për shtyrjet e gjyqit të landfillit Fier, janë përdorur të njëjtët skenarë e justifikime, si shtyrjet e seancave të gjyqit për landfillin e Elbasanit, me mos paraqitje avokatësh, prokurorësh, gjyqtarësh, e gjoja sëmurje të pandehurish, verifikim procedurash etj.
Sepse ai që dirigjon dhe urdhëron drejtësinë, është i njëjti person: Klodian Zoto e bashkë me të Mirel Mërtiri, dy krerët e aferës së landfilleve, që janë të pandehurit kryesor në këto procese gjyqësore./Pamfleti
Lini një Përgjigje