Vetëm në Shqipëri ndodh, që Kryesia e Kuvendit kërkon ekspertë, për të hetuar vendimin e Gjykatës Kushtuese, ndërsa ligji për konfliktin e interesave e thotë prerë: shkarkohet çdo i zgjedhur e zyrtar, i cili gjatë ushtrimit të detyrës përfiton asete shtetërore për vete e familjarët...
Është çmenduri, që Këshilli i Legjislacionit me 15 anëtarë deputetë, të gjithë me diploma e tituj juristë, kanë vendosur të caktojnë një ekspert për të hetuar ligjshmërinë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me skandalin “Olta Xhaçka Investitore Strategjike”.
Vetëm në Shqipëri ndodh, që Kryesia e Kuvendit heton vendimin e Gjykatës Kushtuese, kur vendimet e saj zbatohen, ndërsa ligji për konfliktin e interesave e thotë prerë: shkarkohet çdo i zgjedhur e zyrtar shteti, i cili gjatë ushtrimit të detyrës përfiton asete shtetërore për vete dhe familjarët.
Ministrja Olta Xhaçka, me vendim qeverie ka përfituar statusin “Investitor Strategjik” dhe 11 mijë m2 tokë e plazh falas në Himarë, për ndërtim resorti nga bashkëshorti i saj, Artan Gaçi.
Në rastin konkret, Gjykata Kushtetuese konstatoi shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe nisjen e procedurave parlamentare për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Por loja e Bablokut, Lindita Nikollës e deputetëve të PS në Këshillin Legjislativ Parlamentar, vazhdoi me karagjozllëkun e absurdin, për caktimin e ekspertit, që do hetojë dhe përcaktojë, nëse është apo jo kushtetues, vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Por nuk mbaron me kaq, mbasi eksperti që do hetojë vendimin për skandalin e Olta Xhaçkës, është Krenar Loloçi, Konsull Nderi i Kanadasë në Shqipëri, në lidhje vartësie me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, mbasi quhet pjesë zyrtare e shërbimit diplomatik të Shqipërisë.
Ja lidhjet zyrtare dhe përfitimet që ka eksperti “Konsull Nderi” nga Ministria i Jashtme:
- Sipas Rregullores së Shërbimit Diplomatik, “Konsulli i Nderit” miratohet, ose pezullohet e largohet nga funksioni, vetëm me vendim të Ministrit të Jashtëm.
- Në momentin e emërimit, Konsulli i Nderit është pjesë e shërbimit konsullor të Shqipërisë.
- Sipas ligjit të shërbimit diplomatik, zyra, arkiva, korrespondenca, elektronike, posta shkresore dhe pakot materiale që vijnë për Konsullin e Nderit në Shqipëri, ose ato që dërgohen prej tij, nuk mund të kontrollohen e sekuestrohen.
- Konsulli i Nderit dhe bashkëshorti/ja e tij, kanë të drejtën e pajisjes me pasaporta diplomatike.
- Konsulli i Nderit, ka të drejtën e pajisjes së makinës me targa diplomatike, të cilat nuk mund të kontrollohen nga policia dhe agjenci të tjera shqiptare, mbasi ka status të plotë “Diplomat”.
- Konsullit të Nderit nuk i bëhet kontroll policor në territorin e vendit dhe as kontroll personal, kontroll makine e bagazhesh në aeroport, porte e pika kufitare tokësore, madje as kontroll e sekuestro biznesi pa vendim gjykate.
- Konsulli i Nderit, me miratim të Ministrit të Jashtëm, përfshihet në delegacione shtetërore jashtë Shqipërisë dhe në ceremoni pritje personalitetesh të huaj në Shqipëri.
- Konsulli i Nderit, me autorizim të Ministrit të Jashtëm, ushtron funksionin e tij edhe në selitë diplomatike të Shqipërisë.
A mund të jetë i pavarur dhe i drejtë e pa konflikt interesi, “Konsull Nderi, i caktuar ekspert në çështjen “Xhaçka”, kur me ministren ka lidhje vartësie e privilegjesh e në biznese karburantesh me familjarë të deputetësh të PS?/Pamfleti
Lini një Përgjigje