U mbaj 9 muaj në sirtarin e Taulant Ballës e Lindita Nikollës, duke u përdorur si presion ndaj Sali Berishës e Ilir Metës sa herë urdhëronte Babloku, ndërsa 2 javë pas zgjedhjeve u bë pazari i përbashkët mes pronarëve të PS, PD, Foltore e PL (LSI), që ky projekt-ligj të mos miratohet, prej të cilit përfiton dhe Vangjush Dako e kryetari i PSD, Tomë Doshi
Pas largimit të Ilir Metës nga Presidenca, dhe pas publikimit të dokumentit si spiun i ish-sigurimit të shtetit gjatë viteve studentore, PS nisi një fushatë mediatike denigruese kundër tij, me thirrjen: “Spiunët jashtë politikës”.
Ndërsa më 5 shtator 2022, pas kthimit nga plazhi, Taulant Balla, në emër të grupit parlamentar të PS, dorëzoi në Kryesinë e Kuvendit, një Projekt-Ligj “emergjent”, për të pastruar politikën nga spiunët e ish-sigurimit të shtetit, nga “non grata”-t dhe nga ish-drejtues të partisë komuniste.
Me këtë Projekt-Ligj, Sali Berishës, Ilir Metës, Tomë Doshit e të gjithë atyre kanë këto 3 “njolla”, do t’u hiqej e drejta për t’u bërë deputetë, ministra, zyrtarë institucionesh të pavarura kushtetuese dhe drejtues të partive politike.
Një nga nenet, ishte ky: Në momentin e miratimit të ligjit, u ndërpritet mandati dhe u hiqet e drejta e përfaqësimit partiak, personave “non- grata” nga SHBA, Londra dhe nga ndonjë vend i BE, që janë deputetë, ministra e kryetar partie, si dhe i ndalohet kandidimi kësaj kategori.
Nga muaji shtator, deri në muajin mars 2023, Taulant Bala e përdori 16 herë publikisht si kërcënim në parlament, Projekt-Ligjin për largimin nga politika të spiunëve të ish-sigurimit, të “non grata”-ve e ish-drejtuesve të partisë komuniste.
Por gjatë 9 muajve, Projekt-Ligji u mbajt i mbyllur në sirtar, mbasi Babloku e Balla, nuk e lejuan Lindita Nikollën ta paraqiste për votim në parlament, megjithëse miratohet me shumicë të thjesht votash 50%+1.
Fatkeqësisht u bë palë dhe PD-ja, ndërsa Foltorja dhe Partia e Lirisë, heshtën mbasi dy kryetarët Sali Berisha e Ilir Meta, janë ish-drejtues të partisë komuniste, “non grata” e ish-spiunë sigurimi, por dhe PS ka shumë ish-sekretar partie të PPSH e ish-spiunë sigurimi.
Por ky projekt-ligj nuk do të miratohet, mbasi sipas një informacioni që ka siguruar “Pamfleti”, iniciatori Taulant Balla e ka tërhequr propozimin e tij të bërë në muajin shtator 2022, pa sqaruar motivin përse u tërhoq.
Ndërsa Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ose më saktë krerët e partive pozitë-opozitë, kanë pranuar kërkesën e Taulant Ballës, duke anuluar ligjin që do nxirrte nga politika spiunin Ilir Meta, “non grata”-t Sali Berisha e Tom Doshi dhe do ndalonte futjen e të tjerëve si këta.
Këta do vazhdojnë jenë në parlament e në krye të partive, dhe gjersa u anulua ligji që i ndalonte, Saliun, Ilirin, Tomën e të tjerë si këta, nuk i pengon askush të marrin dhe pushtetin, parlamentin, presidencën e nëpërmjet tyre krejt shtetin./Pamfleti
Lini një Përgjigje