Ky shpenzim nuk është halli i shqiptarëve, por shije personale e Edi Ramës, i cili prej 10 vitesh po i përdor si të dojë taksat e popullit; konkretisht edhe për të rinovuar vilën e ish-Bablokut të diktaturës, ku Babloku i Rilindjes bënë takime e argëtime konfidenciale me të preferuarit/at e tij
Krahas suitës natyrore private “Eden”, me pemë e lule te oborri i kryeministrisë në vlerën 4 milionë Euro, Edi Rama, menjëherë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, ka finalizuar dhe tenderin për rikonstruksionin e Vilës nr. 31 të ish-diktatorit Enver Hoxha.
Për të kryer punimet në vilën e “komandantit” të dajo Spiro Kolekës, nipçja kryeministër e trashëgimtar i partisë “mëmë” të diktaturës, ka zgjedhur firmën “VALONA KONSTRUKSION”, me pronar Besnik Lulaj nga Vlora, mik besnik i Edi Ramës e Dorjan Duçkës të grupit e skandalit “McGonigal”.
Por pronari i firmës, që do ri konstruktojë vilën e Enver Hoxhës, është dhe ortak në 3 kompani shqiptare e në kazino “Marin Bay-Vlorë” me vëllëzërit Luftar e Fatos Hysa, të përfolur si eksponentë të njohur të kartelit meksikan “Sinaloa”.
Për këto punime, Drejtoria e Shërbimit Qeveritar në kryeministri, i ka dhënë tenderin 1.1 milionë Euro, ndërsa punimet do kryhen brenda 1 viti, kur do hidhen miliona të tjera, për rinovimin e pajisjeve, orendive e dekoreve të brendshme.
Ky shpenzim nuk është halli i shqiptarëve, por shije personale e kryeministrit Edi Rama, i cili prej 10 vitesh po i përdor si të dojë taksat e popullit; konkretisht, edhe 1.1 milionë Euro për të rinovuar vilën e ish-Bablokut të diktaturës, ku Babloku i Rilindjes bën takime e argëtime konfidenciale me të preferuarit dhe të preferuarat e tij brenda e jashtë qeverisë e të ftuar të huaj./Pamfleti

Lini një Përgjigje