TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Qershor 2023, 11:23

Babloku blen përsëri dronë nga dhëndri i Erdogan; mbahet sekret sasia dhe çmimi

Shkruar nga Pamfleti
Babloku blen përsëri dronë nga dhëndri i Erdogan; mbahet
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan së bashku me dhëndrrin e tij

Ligjërisht, kjo blerje bëhet me tender të hapur, mbasi nuk është pjesë e Protokoll-Armatimit të klasifikuar “Sekret” nga NATO, por dronë të blerë te firma private e mikut të kryeministrit Edi Rama, të cilët qeveria po i blen me 6 milionë Euro, nga 4.3 milionë Euro që kompania e familjes Erdogan i shet në tregun e lirë...

Përveçse piramidën shtetërore po e komandon vetë dhe vetëm në çdo ligj e vendimmarrje, kryeministri Edi Rama po e përdor qeverinë e buxhetin si pronë private, duke shpërndarë fondet te miqtë e klientët edhe jashtë Shqipërisë.

Më 20 dhjetor 2022, Babloku urdhëroi Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, të nënshkruante me urgjencë, kontratën për blerje e 6 copë “Dron Bayraktar”, nga kompania turke “BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş” e dhëndrit të Erdogan.

Teksti i kontratës dhe vlera financiare e blerjes së tyre, nuk u bënë publike, mbasi kryeministri Edi Rama e trajtoi “Sekret ushtarak” çmimin e tyre, kur ato nuk janë blerë si pajisje të Protokollit  të NATO-s, por për shërbime civile e vëzhgimi policor nga ajri.

Fshehja e çmimit u bë për të fshehur vjedhjen, mbasi nga 4.3 milionë Euro, që dhëndri i Erdogan e shtet 1 “Dron Bayraktar” në treg të lirë, qeveria shqiptare e ka blerë me 6 milionë Euro, konfirmuar ky çmim sipas informacionit që “Pamfleti” ka siguruar nga Ministria e Financave.

Por para 5 ditësh, me Vendim Qeverie Nr. 332, datë 31 maj 2023, Babloku e ka vazhduar dhe e ka shtuar pazarin me dhëndrin e Erdogan, për blerje dronësh të tjerë, duke detyruar Belinda Ballukun të firmoste vendimin dhe Niko Peleshin të firmoste kontratën me firmën turke.

Babloku blen përsëri dronë nga dhëndri i Erdogan; mbahet

Por kontrata është mbajtur përsëri e fshehtë, megjithëse te vendimi e publikuar në Fletore Zyrtare, thuhet se bashkëngjitur, është teksti i kontratës së lidhur për blerje “Dron Bayraktar”, nga kompania turke “BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş” e dhëndrit të Erdogan.

Përveç Bablokut, Ballukut e Peleshit, askush tjetër nuk e di se sa copë dronë të tjerë do blihen e me çfarë çmimi do blihen, madje as Ministrja e Financave që do kalkulojë fondet e do firmosë çeqet, sepse ende nuk i është çuar kontrata.

Por gjersa 6 dronët e parë në dhjetor 2022, janë blerë me çmim 6 milionë Euro  copa, ose 1.7 milionë Euro më tepër se vlera e tregut të lirë, nuk ka dyshim që edhe dronët e kontratës së 31 majit, do blihen përsëri me këtë çmim.

Ose ndoshta edhe më shtrenjtë, ngaqë SPAK nuk e hetoi kontratën e parë me vjedhje 10.2 milionë Euro, që u mbajt e fshehtë si gjoja “sekret ushtarak”, por “de facto” është mashtrim dhe totalisht e paligjshme, sepse NATO nuk e klasifikon blerjen e dronëve “Sekret ushtarak”./Pamfleti

babloku dronë erdogan dhëndrri bayraktar

Lini një Përgjigje