TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Qershor 2023, 11:13

Skuthët e SPAK/ “Trima” me sekretaren për 3 milionë lekë dhe “lepuj” me Ilir Beqjen për 350 milionë Euro PPP

Shkruar nga Pamfleti
Skuthët e SPAK/ “Trima” me sekretaren për 3 milionë
Ilir Beqja

Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, është mikesha personale e ministres Ogerta Manastirliu dhe e përdorte si krye seksere të tenderëve, prandaj e emëroi në atë detyrë, me bekim të Bablokut e Engjëll Agaçit...

Barazinë ligjore, SPAK e zbatoi në rastin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, duke e prangosur për ryshfetin që mori nga firma “Dricons Sh.p.k”.

Por meqë jemi te korrupsioni në shëndetësi, konstatohet se SPAK-u që arrestoi me bujë sekretaren Duro, prej 3 vitesh nuk po e zbaton barazinë ligjore për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili ka qenë dhe mbetet “Ikona” e korrupsionit në këtë sektor.

Për sekretaren, e njohur në ministri si mikesha dhe krye sekserja e Ogerta Manastirliut, SPAK “rrëmoi” e hartoi procedurat penale me shpejtësi rekord brenda 2 javëve, ndërsa për ish-ministrin Ilir Beqja, “zarat e SPAK’ nuk po veprojnë, megjithëse prej 3 vitesh i kanë dosjet e tij në sirtar.

Qysh në muajin mars 2020, SPAK ka nisur hetimin për aferat e 3 PPP-ve të Ilir Beqjes në shëndetësi, të realizuara plotësisht me krim financiar: PPP Check-up e Vilma Nushit; PPP Pajisjet Kirurgjikale me mafiozët italianë e kosovarë nëpërmjet emigrantit Ilir Rrapaj dhe PPP Laboratorët me mafiozin grek Janis Karathanos; por këtë të fundit e finalizoi Ogerta Manastirliu.

Gjatë këtyre 3 viteve hetime, Ilir Beqja është thirrur vetëm 1 herë nga SPAK më 18 korrik 2022, ndërsa qysh atëherë kanë kaluar 11 muaj, por “oktapodi” i PPP-ve në shëndetësi nuk është thirrur më, madje ndaj tij nuk ka nisur as procedim.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, më 16 prill 2023 përfundoi afati i marrjes së Ilir Beqjes të pandehur ose ajo; ndërkohë që prej 3 vitesh, 3 prokurorët Kaçkini, Kondili e Nakuçi, nuk kanë kryer asnjë veprim me dosjet e PPP-ve mjekësore, por vetëm një thirrje formale të tij.

Madje në SPAK, Ilir Beqja u pyet pa avokat, pa prezencën e sekretares së dhomës së hetimit dhe pa regjistrim audio të pyetje-përgjigjeve, falsitet që krijon dyshime, se u bë për të krijuar përshtypjen sikur po hetohet.

Në muajin prill 2023, kryetari i SPAK Altin Dumani, tha se për dosjet e PPP-të në shëndetësi dhe për ish-ministrin Ilir Beqja, nuk do ketë pushim të çështjes më procedurë, por do zgjatet afati i hetimit, mirëpo informacionet nga BKH, thonë se çështja e tij është pushuar në heshtje.

Nëse është zgjatur afati i hetimit, pse ‘zarat’ e SPAK, që bëhen “trima” me një sekretare të përdorur si seksere nga Ogerta Manastirliu, qëndrojnë si “lepuj” para krye hajdutit “Ikonë” vjedhjesh, Ilir Beqja, të përdorur nga Babloku?/Pamfleti

ilir beqja skuthët e spak joana duro

Lini një Përgjigje