TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Qershor 2023, 10:23

Disa fakte, si u rrit si me “shkop magjik” pasuria e Presidentit të Republikës Bajram Begaj

Shkruar nga Pamfleti
Disa fakte, si u rrit si me “shkop magjik” pasuria e Presidentit
Bajram Begaj me shefin...

Kujtojmë, që Bajrami ka qenë për shumë vite Drejtor i Spitalit Ushtarak, Komandant i Doktrinës, Kryeinspektor i Shëndetësisë në Ushtri dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ku ka “gjëmuar” korrupsioni me tenderët, dhurimin, grabitjen, shitjen e pronave etj.etj.

Për Presidentin Bajram Begaj, ka prova që dëshmojnë se ka vënë pasuri me burime të pajustifikueshme, disa prej të cilave i ka përfituar padrejtësisht, disa të fshehura e shumë të tjera të “mbira si me shkop magjik” brenda një viti.
P.sh. nga viti 2004 kur ka bërë deklarimin e parë të pasurisë në ILDKPI e deri më 25 qershor 2010, Bajram Begaj dhe bashkëshortja, kanë pasur vetëm 2 pagat e tyre me vlerë totale 98 mijë lekë të vjetra në muaj, por nuk kanë pasur shtëpi e asnjë lloj pasurie tjetër të paluajtshme.
Befas, më 26 qershor 2010, pasuria i ka “mbirë si me shkop magjik” duke deklaruar shtëpi banimi plus garazh 166 m2 në Tiranë, për të cilën tha se e ka blerë i vëllai, por në hipotekë e ka regjistruar me emrin e Bajram Begajt.
Deklaron apartament tjetër 107 m2 në Tiranë, të blerë nga prindërit pensionistë me 25 milionë lekë, por ia kanë shitur Bajramit për 200 mijë lekë; si dhe një objekt 270 m2 në bazën ushtarake Llogara, të marrë falas si i pastrehë në vitin 1999, që nuk e ka deklaruar deri në vitin 2009.

Disa fakte, si u rrit si me “shkop magjik” pasuria e Presidentit
Deklaron tokë 1500 m2 në Lundër, blerë 5 milionë lekë dhe makinë 5 milionë lekë, të blerë me kursime nga pagat; depozita bankare 43 mijë e 500 Euro; depozitë 48 milionë lekë dhe nga 1386 USD, depozitë për dy djemtë nxënës, të siguruara me kursime nga paga e punët private.
Brenda vitit 2010, ka kursyer 7500 USD të tjera, ka krijuar dy depozita bankare nga 5000 Euro e 2300 Euro, përsëri nga kursimet familjare, si dhe 4 milionë lekë bonuse invaliditeti të prindërve.
Në vitin 2011, pasuria e Bajram Begaj është shtuar më shumë, pasi prindërit pensionistë i kanë dhuruar 20 milionë lekë; si dhe ka kursyer 13 mijë USD Cash, 2700 USD në bankë, ndërsa llogarive të fëmijëve u ka shtuar 1400 USD të tjera.
Në vitin 2012, Bajrami ka kursyer 10 mijë Euro, ka shtuar depozitën me 17 milionë lekë dhe ka transferuar 40 mijë Euro nga një Bankë në një bankë tjetër; ndërsa në vitin 2013, ka blerë apartament në Qerret 30 mijë Euro dhe ka shtuar gjendjen Cash 10 milionë lekë me kursime.

Disa fakte, si u rrit si me “shkop magjik” pasuria e Presidentit

Në vitin 2014 pasuria e Bajramit u shtua me blerje dyqani në Kashar 50 milionë lekë; i ka dhuruar djalit 8500 Euro, ka shtuar 1 llogari personale 5.4 milionë lekë dhe 9 milionë lekë të tjera Cash.
Për vitet 2015-2016 ka 8 shtesa nga 3-7 milionë lekë, ndërsa në vitin 2017, pasuria rritet me mijëra Euro, konkretisht, 3.5 milionë lekë kursime; gruaja shton 26 mijë Euro, ndërsa dy djemve nxënës u shtohen nga 2500 e 2800 USD.
Në vitin 2019, Bajrami ka krijuar fond investimi 45 milionë lekë, ka paguar 7500 USD për një projekt ndërtimi; depozitë 32 milionë lekë; bashkëshortja ka blerë 53 milionë lekë Bono Thesari, ndërsa gjendjen Cash e ka shtuar me 13 milionë lekë.

Disa fakte, si u rrit si me “shkop magjik” pasuria e Presidentit
Dhe në vitet 2020-2021, ka rritje të pasurisë miliona lekë, të cilat verifikohen lehtësisht në deklaratat ILDKPI, por ajo që nuk është verifikuar asnjëherë në këto vite, është balanca e burimit të ardhurave të familjes Begaj me pasurinë që ka.
E vetmja gjë që dihet, është fakti se Bajrami ka qenë për shumë vite Drejtor i Spitalit Ushtarak, Komandant i Doktrinës, Kryeinspektor i Shëndetësisë i Ushtrisë dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm Ushtrisë, ku ka “gjëmuar” korrupsioni me tenderët, dhurimin, grabitjen, privatizimin e pronave etj., etj.
Ai vërtetë tani është President Republike, por kjo nuk e përjashton nga zbatimi i ligjit për verifikimin e pasurive, të siguruara pa i dhën këtë postë të lartë./Pamfleti

bajram begaj pasuria shkop magjik

Lini një Përgjigje