TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Qershor 2023, 12:23

FBI-EUROJUST: Në SPAK të krijohet polici arrestimesh për të evituar dekonspirimet!

Shkruar nga Pamfleti

FBI-EUROJUST: Në SPAK të krijohet polici arrestimesh për të

Provë dekonspirimimi është arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Shëndetësisë e Vangjush Dakos, por edhe arratisja e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit, Adriatik Llallës, Olsi Ibros të zyrave përmbarimore mashtruese, Trifon Muratajt të “Bana King” të lidhur me Ramën, Berishën e Ruçin dhe arratisja e Amant Josifit, ortakut të Olsi Ramës në Call-Center

Partnerët në SHBA-BE, që instaluan dhe mbikëqyrin drejtësinë e re, janë të shqetësuar për dekonspirimin e urdhër-arresteve para ekzekutimit të tyre, me pasojë arratisjen e personave.

Praktika është kjo: Vendimet merren brenda SPAK-Gjykata e Posaçme, por i dërgohen për zbatim Policisë, që është strukturë jashtë tyre dhe në vartësi të kryeministrit e ministrit të Brendshëm, ku për shkak të zinxhirit funksionues, urdhër-arrestet mësohen prej disa shefave.

Për të prerë këtë “linjë” njoftimi të arrestimeve, FBI dhe EUROJUST i kanë kërkuar institucioneve shqiptare, të krijohet një strukturë e veçantë policore brenda SPAK e Gjykatës së Posaçme, për të zbatuar urdhër-arrestet me cikël të mbyllur e me “zero” dijeni jashtë tyre.

Pra, urdhër-arrestet që lëshojnë SPAK dhe Gjykata e Posaçme, të mos i zbatojë Policia e Shtetit me agjentët dhe grupet e saj, por një trupë policore “hermetike”, që duhet krijuar në SPAK e Gjykatë dhe vetëm në vartësi të tyre.

Propozimi është mbështetur në modelin e Task Forcës Ekzekutive të drejtësive të SHBA-BE, sipas të cilave, arrestimet realizohen vetëm prej tyre, pa i kaluar vendimet në zinxhir zyrash jashtë strukturës së drejtësisë, mbasi informacioni rrjedh paraprakisht e dështojnë aksionet.

Shqetësimi është ky: shumë arrestime kriminelësh, zyrtarësh, biznesmenësh e individë të lidhur me krerët e pushtetit, arratisen para se t’i arrestojë policia; që do të thotë se ata njoftohen paraprakisht, ndërsa përgjegjësia e dekonspirimit luhet “ping-pong” mes institucionesh.

P.sh më 14 dhjetor 2021 kur u arrestua, Lefter Koka tha: - Unë mund të isha arratisur, sepse e dija që do arrestohesha, mbasi më njoftuan disa miq sapo doli urdhri i SPAK e Gjykatës sapo urdhri shkoi në polici.

Edhe Adriatik Llalla, u la i lirë nga SPAK megjithëse kishte dhënë pretencën për 2 vite burg, por një ditë para urdhrit për arrestimin ai u arratis, ndërsa mes SPAK dhe Policisë filluan akuzat reciproke për dekonspirimin e aksionit.

Kopje dekonspirimi është rasti i Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Stela Gugalljas të landfilleve, të cilët u arratisën 2 ditë para arrestimit, të njoftuar nga policia që kishte marrë urdhrin e arrestimit nga SPAK, por nuk e zbatoi deri sa ata u larguan.

Me të njëjtën skemë është vepruar nga policia apo SPAK, për dekonspirimin e arrestimit të Florenc Çapjes së Elbasanit, Alqi Bllakos, Olsi Ibros të zyrave përmbarimore mashtruese, Amant Josifit të Call-Center të lidhur me Olsi Ramën, por dhe fshehja e Trifon Muratajt të “Bana King” i lidhur me Edi Ramën, Sali Berishën e Gramoz Ruçin

Provë dekonspirimi aksiomesh dha kryeministri Edi Rama gjatë një tubimi të PS, ku tha se SPAK do arrestonte Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos, u bë publik 3 ditë para zbatimit.

Këto fakte, kanë detyruar FBI e EUROJUST, të kërkojnë krijimin urgjent, të një strukture policore speciale brenda SPAK e Gjykatës së Posaçme, me qëllim dhënien fund të dekonspirimit të arrestimeve, mbasi edhe nëse do ketë dekonspirime, përgjegjësia do jetë brenda zyrtarëve të SPAK e Gjykatës së Posaçme./Pamfleti

fbi-eurojust spak

Lini një Përgjigje