TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Qershor 2023, 22:57

Dy “tigrat” e Belindës “gëlltisin” edhe 100 milionë USD nga KESH

Shkruar nga Pamfleti
Dy “tigrat” e Belindës “gëlltisin” edhe 100
Dy tigrat e Belinda Ballukut

SPAK duhet të fillojë të merret me Belinda Ballukun, “përbindëshin” e korrupsionit jo vetëm për aferën me dy anijet në Vlorë, por dhe me shit-blerjen e energjisë, tenderët e rrugëve, aferat në transport, porte detare, Albcontrol, ujësjellës, koncesionet Fotovoltaike dhe pagesat miliona Euro, që vazhdon i bënë Klodian Zotos e Mirel Mërtirit për landfillet...

Një fakt tjetër, tregon batërdinë miliona Euro që po i bën buxhetit të shtetit, Belinda Balluku, si super-ministre që ka në dorë energjinë, rrugët, transportin, portet detare, aeroportet, minierat, gjeologjinë, ujësjëllësit, landfillet, hekurudhën, planifikimin e territorit, Agjencinë e deri Agjencinë Kombëtare Bërthamore, parashkimin e motit dhe tërmeteve.

Para 9 muajsh, nën maskën e krizës së energjisë elektrike, Belinda Balluku ka sjellë në Vlorë, 2 anije gjeneratorë nga Bangladeshi për prodhim energjie, të cilat nuk janë ndezur asnjë ditë, por paguhen çdo ditë megjithëse duhej të kishin nisur prodhimin më 1 dhjetor 2023.

Quhen  “Tigri 1” e “Tigri 3” që po “gëlltisin” 93 mijë USD në ditë pagesë qiraje, të cilat nuk i paguajnë Babloku e Belinda nga xhepat e tyre, por nga taksat e shqiptarëve për punë të pa kryer.

Përveç kësaj pagese qiraje fiktive, që deri tani ka shkuar 2.5 milionë USD për dy “tigrat” e Belindës, shqiptarët do paguajnë çekun e parë 100 milionë USD, për furnizimin e tyre me naftë, nëpërmjet tenderit të hapur nga KESH, i cili kërkon blerjen e 100 mijë ton naftë të llojit lëndë djegëse naftë “HFO” për përdorim nga dy anijet e Bangladeshit.

Sa herë e akuzojnë në parlament për aferën 700 milionë Euro në total me këto dy anije, Belinda thotë, se dy “tigrat” e saj do shpëtojnë Shqipërinë nga kriza e energjisë, kur prej 9 muajsh ato “shullehen” në Vlorë, madje dhe energjinë që konsumojnë për vete, po e vjedhin nga OSHEE.

Pra, për këto dy anije fantazma, përveç ankorimit 2.3 milionë Euro që e pagoi qeveria  shqiptare dhe përveç 93 mijë USD qira në ditë, shqiptarët do paguajnë edhe 400 milionë USD furnizim të tyre me lëndë djegëve naftë që të punojnë e prodhojnë energji, ndërsa energjinë do na i shesin më shtrenjte se çmimi në Bursë.

Këtë e përcakton kontrata që ka hartuar Belinda dhe e ka firmosur Drejtori i KESH, Ergys Verdho me bosët e anijeve “Tigri 1 e 3”, ndërsa çeku i parë për t’i furnizuar me lëndë djegëse naftë, është tenderi 100 milionë USD taksa publike, që siç thuhet do t’i jepet “Bankers”-it.

SPAK duhet të fillojë të merret me Belinda Ballkun, “përbindëshin” e korrupsionit jo vetëm për aferën me dy anijet në Vlorë, por dhe me shit-blerjen e energjisë, tenderët e rrugëve, aferat në transport, porte detare, Albcontrol, ujësjellësa, koncesionet Fotovoltaike dhe pagesat miliona Euro, që vazhdon i bënë Klodian Zotos e Mirel Mërtirit për landfillet./Pamfleti

dy tigrat e belindës 100milionë usd kesh energji naftë

Lini një Përgjigje